Lihet në fuqi masa “Arrest me burg” për 50-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri mbi fqinjin e tij pak ditë më parë.
Gentian Kuqi u largua për afro 20 orë nga vendi i ngjarjes dhe pas përpjekjeve me familjarët dhe policinë u dorëzua në komisariat.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 janarit në lagjen nr.4 dhe sipas burimeve 50-vjeçari plagosi me 2 plumba pistoletë komshiun e tij Mikel Spirollari, 40-vjeç, pasi ishte shqetësuar nga zhurma që vinte nga banesa e këtij të fundit. 40-vjeçari u dërgua me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Fillimisht ka pasur një konflikt verbal, i cili më pas ka agravuar në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur 40-vjeçari.