Nga sektori kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe pas një pune operacionale të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe lokalizimi i shtetasit të shpallur në kërkim.
Mark Nikolli 26 vjeç banues në Gomsiqe Vau i Dejës ( i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).
Ky shtetas më datë 17.06.2017 në një lokal në Vaun e Dejës pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F.N 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22 e 278 e Kodit Penal.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
