Plagosi me armë zjarri 51-vjeçarin në Mirditë, gjykata lë në burg autorin
Pistoleta e përdorur nga Florian Gjoka për plagosjen e Martin Prengës
Autori i plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë, do të qëndrojë në burg.
Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjishëm arrestimin e 21-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale "Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Florian Gjoka qëlloi 5 herë me pistoletë bashkëfshatarin e tij Martin Prenga, duke e lënë të plagosur në këmbë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 mbrëmjen e së premtes në një pikë karburanti në autostradën Milot-Kukës, pranë zonës së Fanit në Mirditë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia arriti të identifikonte autorin, duke e vënë në pranga disa orë më vonë, ndërsa u procedua penalisht dhe vëllai i tij binjak Altin Gjoka, i cili e kishte ndihmuar të largohet dhe të fshihet.
Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të hershme që kishin pasur dy bashkëfshatarët, për motive ende të paqarta.
K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurbin/ Qëlloi me armë në drejtim të lokalit pas sherrit me pronarit, arrestohet i riu pas 4 muajsh në kërkim
27 Nëntor, 16:15
-
‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit
26 Nëntor, 17:00
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Vetëplagoset me armë zjarri 19 vjeçari në Kukës
26 Nëntor, 12:53
-
Lezhë/ Vranë për hakmarrje biznesmenin në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Shkak rrahja dhe ngacmimi i një vajze
26 Nëntor, 12:29
-
Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci
25 Nëntor, 18:37
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
25 Nëntor, 14:47
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Pamje me dron/ Në pritje të gjykatës, Italia mban hapur kampin e Gjadrit! Largohet një numër i vogël punonjësish
25 Nëntor, 13:27