Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”.

Ky shtetas plagosi me thikë një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 23 nëntor të vitit 2025.

Sipas policisë, të rinjtë patën një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin E. R., 19 vjeç.       

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 23.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një 18-vjeçar. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.