Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dje në Pogradec, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri. Mësohet se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të gjimnazit "Gjergj Pekmezi", ku gjimnazisti ka marrë një goditje me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, çka i ka shkaktuar hemorragji të brendshme dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Pogradecit.
Sherri mes dy të miturve kishte nisur më herët se të ndodhte ngjarja, për shkak të ofendimeve që kishin hedhur ndaj njëri-tjetrit.
Thika, sipas policisë është marrë nga adoleshenti tek një lokal më afërsi të gjimnazit të Pogradecit dhe për këtë arsye po merret në pyetje edhe pronari i lokalit.