Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg autorin: Qëllova për vetëmbrojtje, më ka ruajtur Zoti

Shkoder - Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dha sot (18 shtator) masën e sigurisë 'arrest me burg' për Lulzim Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë të ndodhur më 15 shtator në Malësinë e Madhe. 

Pala mbrojtëse ka kërkuar masë 'arrest në shtëpi', por kjo nuk është është marrë parasysh nga gjyqtari Albert Keraj e cila ka pranuar kërkesën e prokurores Elsa Gjeni për ta lënë në 'arrest me burg'.

Para gjyqtares Rakaj ka thënë se ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi dyshonte se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj kishin armë me vete..

“Më ka rujt Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka fal Zoti”, ka thënë ai .

Plagosja e dyfishtë 

Ka qenë ora  09:45 e 15 shtatorit 2024 kur Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj vrake-te-shkodres-raportohet-per-dy-te-plagosur">u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas 4 orëve ndjekje FNSH e arrestoi autorin e dyshuar, Lulzim Rakaj teksa po tentonte të largohej me bashkëshorten e tij në makinë.

Njëri nga personat u plagos në brinjë ndërsa tjetri në këmbë. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se një nga pistat e hetimit është debati për prishjen e pazareve të drogës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Hetimi për privatizimin e ish-kompeksit “Partizani”, paraqitet ne SPAK për komunikim akuze edhe Andia Pustina

Hetimi për privatizimin e ish-kompeksit “Partizani”, paraqitet ne SPAK për komunikim akuze edhe Andia Pustina