Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, lihen në burg për përkrahje të autorëve 5 personat e arrestuar

Plagosja e Johan Muçllarit në Pogradec, lihen në burg për përkrahje të autorëve 5 personat e arrestuar

Johan Muçllari

Gjykata e Pogradecit ka dhënë sot masën e sigurisë për 5 të arrestuarit që ndihmuan në fshehjen e krimit të dy autoret e plagosjes së Johan Mucllarit, djalit të pronarit të Hotel ‘Voloreka’.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa për 5 te arrestuarit Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku dhe Rudi Shaho është caktuar masë e sigurisë arrest me burg.

Për të pestë këta shtetas, prokuroria e Pogradecit ka ngritur akuzat për moskallëzimi të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahja e autorit të krimit ndërkohë që vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec mendohet të ketë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 një atentat me 100 plumba ndaj hotelit që ka në pronësi familja Muçllari si dhe konflikte te tjera te hershme mes dy familjeve Mucllari dhe Berberi.

Johan Muçllari, i biri Jetmir Muçllarit, pronari i hotel Volorekës, mbeti i plagosur me armë zjarri dje në Pogradec, atentati i tretë ndaj tij.

Në orën 16:00 të pasdites së 25 prillit, 22-vjeçari Muçllari u paraqit në spitalin e qytetit, i plagosur në këmbë me armë zjarri, dhe kërkoi ndihmë mjekësore. Për shkak të plagëve të marra, i riu u dërgua për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës. Fillimisht autorët e ngacmuan 22-vjeçarin, i cili iu kundërpërgjigj me grushte. Më pas dy atentatorët kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë. Pas ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Greisi Maxharin u arratisën. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari. Ngjara dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi
Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici. Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bërë bllokadë në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në pamjet e sjella më herët nga Shqiptarja.com, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk tërhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”. Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e "arrestit në burg" për Xhuljano Topuzin dhe "arrest shtëpie" për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu.

Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit, ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)

Ambasada e SHBA-së uron me amerikanin që këndon himnin e Flamurit: Urime 112-vjetorin! Ne festojmë me krenari bashkë me ju (VIDEO)