Plagosja e Spartak Beqarajt në Astir, shpallen në kërkim 3 persona, mes tyre një vajzë 19 vjeçare

Aleksandër Mehmetaj i cili qëlloi dy herë me pistoletë një 45 vjecar tek Astiri, prej dy vitesh ishte në kërkim për një plagosje në Durrës jo vetëm që nuk i frikësohej policisë por pinte hashash në ambiente publike. 
Ka qenë ky shkaku që nxiti konfliktin mes dy fqinjëve e që më pas përfundoi me plagosjen në këmbë të Spartak Beqarajt, i cili i kërkonte 20 vjeçarit të mos konsumonte drogë në sheshpushimin e pallatit ku banonin. Por takimi i së dielës në lokal nuk ishte aspak miqësor mes tyre. 20 vjeçari iu drejtua 45 vjeçarit me shprehjen pse më shikon dhe situata mori tjetër rrjedhë.

I riu i kërkoi Beqarajt të dilnin jashtë dhe pasi fillimisht u rrahën,  Aleksandër Mehmetaj nxori armën  dhe e plagosi fqinjit e rritur në këmbë. Policia identifikoi autorin, i cili është akoma në arrati përmes pamjeve të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Në pyetje u mor edhe i dëmtuari Spartak Beqaraj i cili tregoi çdo gjë kishte ndodhur me autorin.

Për banorët në lagje Aleksnadër Mehmetaj nuk ishte njeri i qetë. Person në kërkim prej 2018 ai akuzohet për plagosjen me armë zjarri të B.C, gjatë një përpjekje për ti dalë zot shokut të tij, i cili ishte përfshirë në një sherr në ambiente shkolle.  
Në kërkim për plagosjen në Astir janë E. D., 22 vjeç dhe E.C, 19 vjeçe të cilët jetonin në një shtëpi me Mehmetajn. Nga ana tjetër Report Tv mësoi se 45 vjeçari, Spartak Beqaraj pasi u mjekua në Spitalin e Traumës u zhvendos në banesën e tij në gjendje të mirë shëndetësore. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 21/09/2020 12:40

    Ata shpallini ne kerkim por policia duhet te hetoje dhe Spartak Beqaraj pasi eshte me precedente penale dhe denuar me vendim te formes se prere per rrahje. Policia duhet ti sekuestroje celularin Spartak Fatmir Beqaraj dhe ti kontrolloje whatsapp se do dalin xhevahire. Ky qen e ka provokuar dhe goditur ate djalin. Jane familhe qensh qe vetem lehin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë