TIRANË- Një 45 vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Teodor Keko", ku dyshohet se 45 vjeçari Spartak Beqaraj është qëlluar me armë nga fqinji i tij 20 vjeçari me iniciale A. M., pas një zënke në lokal. 

Spartak Beqaraj, i cili është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Identifikohet 20 vjeçari që plagosi me armë 45 vjeçarin në Astir

Autori i plagosjes së 45 vjeçarit Spartak Beqaraj në Astir është identifikuar nga policia.

Pas një ore nga ngjarja është identifikuar 20 vjeçari me iniciale A. M., si autor i ngjarjes.

Pas një konflikti të çastit, 20 vjeçari qëlloi me armë zjarri në këmbë Spartak Beqarajn.

Ora 19:07
FOTO/ Kush është 45 vjeçari që u plagos me armë nga fqinji i tij në Astir

Spartak Beqaraj është 45-vjeçari që u plagos me armë zjarri nga fqinji i tij pas një konflikti të çastit.

Ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në ndjekje të autorit, i cili është arratisur menjëherë pas ngjarjes.  

Ora 18:59
Plagosja me armë në Astir, mbërrin në vendngjarje Drejtori i Policisë Rebani Jaupaj

1600621312_japupaj.jpg

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj në vendin e ngjarjes ( Me rreth të kuq )

Drejtori i Policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku u plagos me armë zjarri 45 vjeçari Spartak Beqaraj.

Forca të shumta policie janë angazhuar në ndjekjen dhe kapjen e autorit, i cili ia mbathi menjëherë pas ngjarjes.
Konflikti mes dy fqinjëve ndodhi në një lokal në zonën e Astirit, duke degraduar pastaj në plagosjen me armë.

Ora 18:17
Detajet/ Degradon sherri në Astir, plagoset në këmbë 45 vjeçari, autori ia mbath (VIDEO)

Një konflikt i çastit në Unazën e Re, pranë një lokali, ka sjellë plagosjen me armë zjarri të 45 vjeçarit Spartak Beqaraj, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit, i cili menjëherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vendi ku ndodhi plagosja