Plagosja e Vinçens Pirolit në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga atentatorët! Makina e marrë me qira nga 23-vjeçari (EMRI)

Plagosja e Vinçens Pirolit në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga atentatorët! Makina e marrë me qira nga 23-vjeçari (EMRI)

Vinçens Piroli

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri e të riut Viçens Piroli në Shkodër pak ditë më parë. Mësohet se policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes. Sakaq, blutë e Shkodrës kanë sekuestruar makinën ‘BMW X5’ që është përdorur nga autorët.

Raportohet se mjeti është marrë me qira nga 23-vjeçari Arjon Beqiri më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët. I riu 23-vjeçar, banues në lagjen “Partizani’ në Shkodër, tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Kujtojmë se dy ditë më parë, policia arrestoi edhe të plagosurin Viçens Piroli së bashku me kushëririn e tij Marjan Marku i cili e transportoi në spital pas plagosjes, por nuk njoftoi policinë. Dy personat në fjalë akuzohen tashmë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

34-vjeçari është qëlluar nga pas shpine teksa po ecte në këmbë, me 3 plumba që e prekën një në shpatull dhe dy në pjesën e brinjëve. I plagosuri, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë, pas plagosjes ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër. Sipas dëshmisë së parë të 34-vjeçarit për policinë tha se erdhi në Spitalin e Lezhës pasi ndihej më i sigurt.

Piroli është dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Atij i është komunikuar masa e arrestit me burg në spital me qëllim ekstradimin e tij në Malin e Zi, ku kërkohet si autor i një vrasje.

Dyshimet lindën sepse në mars të 2017 djali i një malazezi i quajtur Momçillo Gjurishiç ka vrarë me armë zjarri shtetasin nga Kosova, Beqë Likaj 53 vjeç. Pas vrasjes së këtij të fundit, në 4 korrik 2021 u ekzekutua Momçillo Gjurishiç dhe autor kryesor është Vinçens Piroli së bashku me një tjetër shqiptar. Pikërisht plagosja e tij mendohet të ketë të bëjë me këtë ekzekutim në shenjë hakmarrjeje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dumani: 27/08/2022 15:34

    Perzoten mor ti kol un sdi sa e njef ti po me sa e njaf un kyt djal ska mujt me e thy kush deri tash e asht djal i mir boll mas shpif per te se nuk asht fajdexhi ,,edhe te dy kta ndaq me dit ti mas u baft kush me e fut nkatror se asht i krym per kyt dynja mor ti kol

    Përgjigju
  • Kola: 26/08/2022 21:46

    Po qfar djalit i mir ky mor shok ky a fajdexhi . Trega me ke rrin tregaj se kush je ,, ky a shok i ngusht me bajram cekoren kan gjet texherja kapakun 2 lapera bashk qysh fmi skan lan gja pa ba ti mthu mu djal i mir e djal trim

    Përgjigju
  • shala: 10/04/2022 22:14

    kush asht ky erjon beqiri

    Përgjigju
    • dukagjini: 27/05/2022 17:09

      ky asht beqoja nji nder djemt ma te mir ne shkoder e djal trim sa te duash

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale