Policia ka shpallur në kërkim një 26-vjeçar me iniciale M.G., nga Tirana pasi ditën e djeshme ka qëlluar me armë zjarri 28-vjeçarin me iniciale E.M.,.
Gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët ndodheshin në automjet me autorin.
Policia njofton se materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Mësohet se personi i cili ka mbetur i plagosur është tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Komento