TIRANE - Tre kushërinjtë Gaxha dyshohet të jenë autorët e plagosjes me armë të një 41-vjeçari, të ndodhur mbrëmë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Plagosja e rëndë me armë ndodhi në një lokal të kësaj zone, ku mbeti i lënduar 41-vjeçari Luan Biberi, ndërsa një ditë pas ngjarjes policia dyshon se ngjarja mund të ketë ardhur pas një grindjeje për shkak të borxheve.
Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar autorët e dyshuar, Shpëtim, Dëfrim dhe Besnik Gaxha dhe i ka shpallur në kërkim.
Autorët e plagosjes duke përfituar edhe nga errësira kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet tip 'Hyundai'.
*Shkrimi u publikua fillimisht më 22 Maj, ora 23: 33 dhe u përditësua sot
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

borxhe, në kërkim 3 kushërinj ">