Plagosje dhe kërcënime, kapen pas 13 ditësh në kërkim tre të rinjtë në Mirditë

Plagosje dhe kërcënime, kapen pas 13 ditësh në kërkim tre të rinjtë në Mirditë

Foto ilustruese

Mirditë-Tre të rinj janë arrestuar pas 13 ditësh në kërkim. Ata janë K.B. 24 vjeç, Gj.B. 24 vjeç dhe D.P. 20 vjeç, të tre banues në Mirditë.

Sipas policisë në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 04.07.2019, në qytetin Rrëshenit pas një sherri ata kanë goditur me sende të forta Gj.K. 43 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga K.D. 31 vjeç, banues në Rrëshen dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës me dashje" dhe "Kanosja për të mos kallëzuar".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi