Plagosje me armë dhe dhunë në familje, ekstradohen dy shqiptarë nga Greqia (EMRAT)

Plagosje me armë dhe dhunë në familje, ekstradohen dy shqiptarë nga Greqia (EMRAT)

TIRANE-Dy persona janë ekstraduar nga Greqia. Ali Toskaj 36 vjeç nga Fieri është ekstraduar, pasi është dënuar me 16 vite burg në vitin 2017 për; "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë", “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

Gjithashtu, u krye ekstradimi nga Athina i 48-vjeçarit me inicialet G.B. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për veprën penale," Dhunë në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI