Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se një i ri 31-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit për mjekim pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në zonën e thembrës në këmbë. Sipas mjekëve, jeta e 31-vjeçarit nuk është në rrezik.

Ndërsa mbi ngjarjen ka reaguar edhe policia e Durësit, e cila bën me dije se ngjarja mbetet ende në rrethana ende të paqarta.

"Durrës / Informacion paraprak

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftimin e policisë.