Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë. Një sherr mes dy familjeve pranë tregut të qytetit ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku janë përdorur edhe sende të forta.
Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezër, 17 dhe 25 vjeç, të cilët janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specialuzar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa shkak i përplasjes mes dy familjeve është bërë një konflikt i vjetër mes palëve për pronën.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak.
Më datë 05.04.2018, rreth orës 11:10, në Fushë-Krujë(tek tregu), pas një konflikti për motive pronësie me familjen e shtetasit S.S. banues në Fushë- Krujë janë dëmtuar me sende të forta(levë) shtetasit E.C. 17 vjeç dhe B.C. 25 vjeç(vëllezër), të cilët po dergohen në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjatë konfliktit njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.