Të shtëna me armë zjarri pas një sherri në Korçë, plagoset në këmbë 30-vjeçari me precedentë penal, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr. 5 në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një person ka plagosur me armë zjarri Igli Qanin, 30 vjeç, banues në Korçë.

Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal, ku në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Qani është konflikuar fizikisht me disa persona dhe më pas ata e kanë ndjekur 30-vjeçarin me vrap dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë.

30-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

M.Q./I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është i pranueshëm për ju përdorimi i të dhënave personale nga një parti politike?

Komento

Komente

  • Fshatari: 02/03/2021 21:22

    Bajgeri mu tash fshati. Keshtu fillojne hakmarje te reja. Pritni dhe mbani vesh tani kur të fillojne te shkepen me njeri tjetrin.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Meta: Qeveria po bllokon votimin e emigrantëve, akt barbar dhe antikushtetues