VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPSSH-së, në bashkëpunim me seksionet për hetimin e këtyre krimeve në 12 drejtoritë vendore të Policisë, kanë kryer kontrolle në kudër të planit operacional të iniciuar për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore nga subjektet.

Nga kontrollet e ushtuara nga policia, janë vënë nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat.

Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Plani operacional policor do të shtrihet në të gjitha qarqet.

“Kontrollet në kuadër të tij kryhen nga në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Zvicra meritoi të fitonte’, Donnarumma i zhgënjyer! Tifozët e Italisë refuzojnë ndjesën e tij

‘Zvicra meritoi të fitonte’, Donnarumma i zhgënjyer! Tifozët e Italisë refuzojnë ndjesën e tij