Hartimi i planeve të përgjithshme vendore për 26 bashki në vend, është një proçes që duhet të ishte bërë para 25 vitesh dhe gjatë 25 viteve. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku të pranishëm ishin Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni dhe kryetarët e bashkive.
“Kjo që po bëjmë sot këtu duhet të ishte bërë 25 vjet më parë. Sot do kishim një Shqipëri tjetër, territor të ndryshëm, do bënim biseda të tjera, do kishim ekonomi shumë më vibruese, situatë shumë të shëndetshme. Do kishim një zhvillim shumë të qëndrueshëm”, tha ai.
Hartimi i planit të përgjithshëm kombëtar të territorit mbetet një nga angazhimet më sfiduese për Edi Ramën.
“Ka të bëjë me një vizion përtej një mandati qeverisës, një procesi politik që lidhet me një klasë politike dhe shkon përtej një gjenerate,” u shpreh kryeministri Rama përpara kryetarëve të bashkive.
Rama ripërsëriti se plani kombëtar, nuk do të jetë një hartë e ngrirë e territorit por një sistem në të cilin do të lejohen ndryshime.
“Nuk bëjme fjalë për një plan që është një mal me harta të ngrira dhe kuadrate për ndërtimin apo mosndërtimin, por bëjmë fjalë për një sistem të tërë të metabolizmit urban dhe për krijimin e kushteve që të gjithë ata që kanë nevojë të përfshihen në këtë prosec të kenë në dorë instrumenta dhe të mos jenë të vendosur në llogore të dnara, duke penguar njëri-tjetrin,” shtoi ai.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se shkatërrimi i territorit, ka sjellë shkatërrimin e "trupit të bukur të Shqipërisë" siç e quajti ai, i cili është aseti më i çmuar që ka ky vend.
“Sot shqiptarët të gjithë janë bërë me shtëpia, por që këtë ndryshim , ky model zhvillimi i ka kushtëzuar me një shkatërrim historik. Me një masakër, pasojat e të cilës do i vuajmë në vite. Shkatërrim pyjesh, të shtretërve të lumenjve,shkatërrim të infrastrukturave që sot i kemi përprara syve, shkatërrim të fondit të tokës së bukës dhe mbi të gjithë, shkatërrim të shumë pjesëve të trupit të bukur të Shqipërisë. Duke goditur bukurinë e kij vendi ne godasim asetin më të çmuar që ka ky vend,” tha kryeministri.
Në fund të fjalës së tij, Rama vuri theksin edhe rëndësia e bashkëpunimit mes organeve të qeverisjes vendore dhe ekspertëve të huaj të cilët do të japin ndihmën e tyre në këtë proces, që siç tha ai do të vendosë ekuilibrat urban dhe ekonomikë.
Gjermeni apel kryebashkiakëve: Përgjigjuni ndaj kërkesave të qytetarëve
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni teksa prezantoi hartimin e planeve të përgjithshme vendore në 26 bashkitë e vendit, u kërkoi kryebashkiakëve që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
“Për hartimin e këtyre planeve duhet të njohim dhe vlerësojmë kompleksitetin e jetës së komunitetit. Kërkoj përkushtim dhe angazhimin maksimal në realizimin e këtij procesi sfidues, që të kemi plane që i përgjigjen kërkesave të qytetarëve," tha ajo. Po ashtu Gjermeni tha se këtë të mërkurë nënshkruhet aktmarrëveshja trepalëshe ministri, bashki me studiot fituese.
/Shqiptarja.com

VIDEO