Plani ekonomik i PD-së, Braçe: Lyli po dënon me vdekje punëtorët, u bën dopio favor oligarkëve! ‘Gropa’ që do të krijojë tek pensionet

Plani ekonomik i PD-së, Braçe: Lyli po dënon me vdekje punëtorët, u bën dopio favor oligarkëve! ‘Gropa’ që do të krijojë tek pensionet

Erion Braçe

Programi ekonomik i Partisë Demokratike do të krijojë një ‘gropë në pension’ 10 miliard lekë. Kështu ka shkruan në mediat sociale zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili shton se programin ekonomik i PD-së do të dënojë më vdekje punëtorët, e djeshëm, të sotshëm dhe të nesërm.

Braçe shkruan se PD po kërkon që të tatojë pagën minimale dhe se për oligarkët do të ulë tatimin, nga 15% në 9%. Sipas Braçes, Basha po u bën dopio favor oligarkëve, duke u shtuar fitimin dhe duke i tatuar më pak.

Ndër të tjera zëvendës kryeministri shkruan se edhe sikur Lul Basha të punoësojë 110 mijë punëtor të rinj në një vit e ti paguaj me 50.000 lekë dhe jo 36.000 mijë lekë, sërish gropa në pension do të mbetet 100 milionë dollarë.

Braçe mbyll postimin duke shkruar se me këtë skemë Luli dënon me vdekje punëtorët e djeshëm, të sotëm dhe të nesërm.

Postimi i plotë: Lyli denon me vdekje punetoret e djeshem, te sotem, te neserm! Te perjetshem oligarket!

sigurimet shoqerore 18%, sjellin 22 miliarde leke me pak ne pensione, 220 milione dollare! 22 miliarde leke favor fiskal; 20.3 miliarde leke te okigarkeve, 1.7 miliarde leke punetoreve!

20.3 miliarde leke ose 200 milion dollare tek fitimet e oligarkeve! Lyli Basha thote se do ule tatimin e oligarkeve nga 15% ne 9%; pra, oligarkeve dopio favor: ju shton fitimet dhe i taton me pak!

punetoreve asgje, madje madje, do u tatoj dhe pagen minimale!

Lyli Basha thote se do punesoj 110 mije punetore te rinj ne 4 vite. por edhe sikur te punesoj 110 mije ne nje vit e ti paguaj me 50.000 leke, jo 36.000,

Gropa ne pensione mbetet 10 miliarde leke ose 100 milione dollare! skema e Lylit denon me vdekje punetoret e djeshem, te sotem, te neserm. punetori kurre nuk do punoj edhe per vete, por vetem per oligarket!

Kujtojmë se javën e kaluar PD prezantoi edhe programin ekonomik për të cilin Basha tha se janë dashur 2 vite për ta hartuar, është hapja e 110 mijë vendeve të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, taksë 9% të fitimit mbi të gjitha bizneset me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja, totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme jo  më i lartë se 0.5% e xhiros.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rruga vetme: 01/02/2021 17:43

    Nard Noka Karminister dhe punet vaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre