Plani I rritjes për Ballkanin Perëndimor, 6 miliardë euro grante! Ministri Mete në ministerialin e Shkupit: Të forcojmë kapacitetet

Plani I rritjes për Ballkanin Perëndimor, 6 miliardë euro grante! Ministri Mete në ministerialin e Shkupit: Të forcojmë kapacitetet

Ervin Mete në ministerialin e Shkupit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, mori pjesë në Ministerialin “Forcimi i konvergjencës socio-ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor për integrim të përshpejtuar në BE”, i cili u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Në këtë Ministerial u prezantua Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin 6 miliardë Euro grante dhe kredi dhe synon të sjellë përfitime për vendet e BP përpara anëtarësimit në BE, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe BE.

Pjesëmarrës ishin Ministrat e Financave dhe Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, Kryenegociatorët, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në KE, z. Gert Jan Koopman, përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian, të cilët diskutuan mbi mundësitë për të maksimizuar përfitimet nga Plani i ri i Rritjes.

Në fjalën e tij, Ministri Ervin Mete tha se fokusi i reformave të mëtejshme duhet të ketë një qasje në drejtim të biznesit në mënyrë që të lehtësohet mënyra e të bërit biznesit dhe të përmirësohet klima e biznesit, të mundësohet aksesimi i tregut të Bashkimit Europian përpara së të ndodhë integrimi, të përshpejtohet procesi i integrimit dhe konvergjenca e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të tregohen të afta për të përdorur më së miri instrumentet që do të ofrohen nga Plani i ri i Rritjes dhe të forcojnë kapacitetet e tyre institucionale përthithëse” theksoi Mete thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.

Pjesëmarrëse në Ministerial ishte dhe Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, e cila në fjalën e saj diskutoi mbi reformat lidhur me avancimin e konvergjencës socio-ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE, ndërsa e konsideroi Planin e ri të Rritjes si një platformë kyçe që do të nxisë më tej agjendën e reformave.

Kryenegociatorja tha se agjenda e reformave të Shqipërisë është në linjë me kërkesat e BE për anëtarësimin dhe Planin e ri të Rritjes, ndërsa shprehu angazhimin për rritjen e përpjekjeve për të përshpejtuar ritmin e reformave kombëtare.

Plani i ri Rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla kryesore, të cilat synojnë:

-Rritjen e integrimit ekonomik me tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian, me kusht që Ballkani Perëndimor të përafrohet me rregullat e tregut të vetëm;

-Nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së, të cilat potencialisht mund të shtojnë ekonomitë e tyre me 10%.

-Përshpejtimin e reformave themelore, duke përfshirë cluster-in e themelorëve, për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

-Rritjen e asistencës financiare për të mbështetur reformat përmes një Mekanizmi të Reformave dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.

Në bazë të këtij Plani, çdo vend partner i Ballkanit Perëndimor do të ftohet të përgatisë një Agjendë Reformash bazuar në rekomandimet ekzistuese, duke përfshirë ato nga Paketa vjetore e Zgjerimit dhe Programet e Reformës Ekonomike (ERP).

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës