Administrata amerikane po merr në konsideratë moslejimin e kthimit të shtetasve amerikane dhe residentëve nëse ata janë të dyshuar se janë infektuar me Covid-19. Deklarata u dha nga një zyrtar i lartë amerikan për agjensinë e lajmeve Reuters, por theksoi se drafti nuk ka përfunduar ende dhe mund të ndryshojë.
Donald Trump ka krijuar një seri kufizimesh gjithëpërfshirëse që nga fillimi i pandemisë duke pezulluar procedurat për disa lloje vizash dhe duke lejuar autoritetet kufitare amerikane që të dëbojnë emigrantët e kapur në kufi.
Reuters raportoi në maj se zyrtarët e qeverisë amerikane ishin të shqetësuar se shtetasit me dyshtetësi amerikane dhe meksikane, mund të zhvendoseshin në Shtetet e Bashkuara nëse përhapja e koronavirusit në Meksikë përkeqësohej.
Draft rregullorja, e cila u raportua për herë të parë nga Neë York Times, do të publikohet së shpejti nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
"Agjencive federale u është kërkuar të paraqesin reagime në lidhje me propozimin në Shtëpinë e Bardhë deri të Martën, megjithëse është e paqartë se kur mund të miratohet ose shpallet ajo", raporton Times.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1623
Lajme të tjera
-
‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë
26 Prill, 21:24
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë
26 Prill, 19:43
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj zotit Trump
26 Prill, 15:17
-
SHBA/ Zhduket vajza minorene e miliarderëve të njohur
26 Prill, 10:43
-
Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
26 Prill, 07:52
-
Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimin e Harvey Weinstein
25 Prill, 21:37
-
Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0
25 Prill, 17:02
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton pretendimin e ish-presidentit Trump për imunitet absolut ndërsa ishte në detyrë
25 Prill, 16:36
-
Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore
25 Prill, 13:01
-
SHBA/ Aktivistja provokon Alec Baldwin: Thuaj ‘Palestina e lirë’! Aktori s’përmbahet e godet me grusht (VIDEO)
25 Prill, 09:00
-
Aktpadi ndaj 11 republikanëve që deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020
25 Prill, 08:10
Do jem dakort me rexultatin e vettingut kur te sekuestrohen pasurite e tyre deri ne qindarken e fundit.
Përgjigju