Satelitët, firmoset marrëveshja! Rama: Një kryeinspektoriat në qiell! Krijojmë bazë të dhënash në funksion të programimit të të nesërmes (VIDEO)

TIRANË- Një kryeinspektoriat në qiell që do të ketë sy në të gjithë territorin e vendit, që nuk do të ketë as parti, as kushërinj, as emër të përveçëm. Kështu e përshkroi kryeministri Edi Rama planin për Shërbimin Satelitor, teksa u nënshkrua në ambientet e kryeministrisë kontrata në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit Operatorit “Satellogic USA Inc. 2 satelitët do t’i kushtojnë shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.K

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Po ashtu shumë shpejt, shteti shqiptar do të mattë dronë të armatosur, që sipas Ramës do të jenë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial.

“Me lëshimin e këtyre satelitëve, ne hyjmë në një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, në funksion të luftës kundër korrupsionit, në funksion të forcimit të shtetit dhe në funksion të barazisë përpara ligjit, por edhe në funksion të së drejtës së barabartë për të përfituar nga gjithë mbështetja shtetërore”, tha Rama. 

Sakaq gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 2 satelitët do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale. Sipas Peleshit të gjitha ministritë do të marrin informacione nga satelitët 'Albania 1' dhe 'Albania 2'.

“Kjo kontratë konsiston në përdorimin  ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj”.

Ndër të tjera, ky shërbim do t’ju mundësojë institucioneve përfituese marrjen e imazheve satelitore, të cilat sigurojnë një mbulim gjithëpërfshirës dhe periodik të sipërfaqes tokësore, duke mundësuar përdorime të shumta dhe një mori informacionesh dhe gjeoinformacioni për vendimmarrësit dhe planifikuesit, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, për politika dhe vendimmarrje efektive.

Disa nga përfitimet për  çdo sektor nga Shërbimi Satelitor

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës.

Informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore

Monitorim rrjetit të kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive

Informacion për cilësinë e ujërave bregdetare si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.

Përdorim të gjerë në fushën ushtarake, me dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve

Policia e Shtetit do të ketë të mundur marrjen e informacionit për kultivimin e bimëve narkotike, shfrytëzimin apo prerjen e paligjshme të pyjeve, gjuetinë e paligjshme, shkatërrimin e shtratit të lumenjve, shfrytëzimet e paligjshme të burimeve natyrore në zonat e mbrojtura, kalimin e paligjshëm në pikat kufitare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:15
Plani i Shërbimit Satelitor, Tabaku: Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln €

1664375374_tabaku6.jpg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar mbi planin e shërbimit satelitor nga qeveria. Marrëveshja që u nënshkrua sot sipas deputetes është justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln euro

‘ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!’- shkroi Tabaku.

Ora 10:41
Rama: Do të marrim dronët e armatosur, do jenë shumë shpejt në dispozicion

 

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shumë shpejt Shqipëria do të marrë dronë të armatosur.

‘E fundit që kam është se satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Me zhvillimet e reja kemi vendosur të marrim dronë të armatosur që janë për raste ekstreme kundër terrorizmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në komplemantaritet, duke qenë në dinamikë të vazhdueshme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënave edhe dronët shumë shpejt do të jenë në dispozicion. Nuk ka qenë një proces i lehtë janë angazhuar disa institucione në koordinim nga Ministria e Mbrojtjes. Qysh prej vitit që vjen pozicionin tonë në luftën e kontrollit të plotë të monitorit. Shtetit shqiptar janë më të fortë me këto instrumenta.’- tha Rama.

Ora 10:34
Shqipëria satelitore, Rama: Do t’i japë përgjigje përfundimtare edhe ndërtimeve pa leje! Sheh gjithçka me perfeksion

 

Një Shqipëri me satelit në hapësirë do t’i japë përgjigje një debati shumë të madhe që po bëhet kohët e fundit për ndërtimet pa leje në Tiranë.

“Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju dhe opinion publik në tërësi po ndjekim një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem për të marrë masa për ndërtimet pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe udhëhiqet nga një pyetje e vetme: po si nuk e pe ti këtë kullë, atë pallat apo atë kat pa laje.

Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhe me ngrehinat e larta në qytet apo qytete por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si një e tërë.

Këto ngrehina ndërtimesh pa leje janë rezultat i mosfunksionimit të hallkave, sidomos atij gjyqësor, që funksion për të pambrojturit dhe nuk funksionon për të fortët. Sa janë rastet e personave që kanë kryer krime të rënda të të gjitha llojeve, që Policia i ka ekspozuar para një prokurorie dhe një gjykate dhe që i ka dështuar shteti vetë për shkak të një prokurori apo gjykatësi. Nuk kemi raste flagrante të kësaj natyre që kanë ardhur për shkak të atyre që e kanë kaluar vettingut.

Qeveria ka marrë një vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i dinamikës së një lufte, që unë e kam nisur që kur hyra në politikë, për të luftuar abuzimet në territori. Prokurorë dhe gjykatës mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar, me siguri padie, që nuk na ka lejuar që t’i prishim ndërtimet. Dhe na ka detyruar të gjejmë këtë zgjidhje.

Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja”, tha Rama.

Ora 10:24
Shërbimi satelitor, Ministri i Mbrojtjes: Do të evidentohen parcelat me kanabis! Shqipëria akses në 2 satelitë që do i bashkohen flotës

Nënshkruhet Kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc., me vlerë 6 milion dollarë.

Në prezantimin e këtij shërbimi të ri që do të marrin institucionet shqiptare, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se kjo kontratë përfaqëson një kapërcim teknologjik për Shqipërinë dhe për institucionet tona.

“Kjo kontratë ka vlerën 6 milionë dollarë. Kjo kontratë konsiston në përdorimin  ekskluziv të 2 satelitëve, për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj. Shqipëria do të ketë akses prioritar në dy nga satelitët që pritet t'i bashkohen flotës së Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX, i cili do të quhet "Albania-1" dhe "Albania-2", sqaroi ministri Peleshi.

Ministri shpjegoi me detaje shërbimet që do të marrin institucionet shtetërore shqiptare.

“Së pari Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të marrë informacion mbi rrëshqitjet e tokës, lëvizjen e strukturave të rëndësisë së veçantë si: diga, ura, nivelin e ujit në liqene, basene, lumenj, numrin e godinave të shembura, sipërfaqen e zonave të përmbytura, sipërfaqen e zonave të djegura, densitetin e popullsisë, rrugët e bllokuara, sipërfaqet e mbuluara nga bora, trashësia e borës. Do të marrë informacion mbi peshkimin detar, kontrollin e ujërave ku në raste që konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të marrë masa administrative nga sektori i inspektimit dhe kontrolli i peshkimit. Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese, kanalet e ujërave specifikisht në situata me reshje intensive, në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur në tokat bujqësore apo në zonat e banuara”,u shpreh Ministri I Mbrojtjes.

Sipas tij, në fushën e turizmit do të shërbejë edhe duke dhënë informacion për cilësinë e ujërave bregdetare me synim promovimin e zonës bregdetare, si dhe erozionin bregdetar në funksion të mbrojtjes së zonës bregdetare dhe inventarizimin e saj.

Ai shtoi se, shërbimi satelitor do të ketë përdorim të gjerë në fushën ushtarake. “Këtë vit ne përdorëm dronët “Puma” për kontrollin e zjarreve dhe pamë një ndryshim shumë të madh, por sa i përket menaxhimit të situatave të tilla, kursim dhe eficiencë të burimeve financiare për shkak se deri dje na duhej helikopteri për të bërë fotografime e sipërfaqeve me zjarre që kushtonte, dhe me dronet “Puma” ishte minimal”, theksoi ministri.

 “Një bazë të dhënash është një pasuri e madhe sepse duke instaluar aty inteligjencën artificiale dalin aty informacione të jashtëzakonshme që mund të na ndihmojnë në vendimmarrjen në të ardhme. Nuk e fillojmë nga zero, duhet thënë se është bërë një punë shumë e madhe në kuadrin institucional, ligjor”, u shpreh ministri.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Digitalb Satelit: 03/10/2022 21:19

    Keta satelite ka mundesi te hakerohen lehte sepse ai qe jua ka dhene per perdorim i perdor edhe per hakerim

    Përgjigju
  • Miti: 30/09/2022 09:44

    Sipas faqes se kesaj kompanie, satelitet jane te sajet dhe jo tanet. E thote vete kompania Satellogic: "Albania will have priority access to two satellites...", pra jo akses te plote. Lind pyetja, ku do ruhen te dhenat qe vijne nga sateliti? Do na hackerohen edhe ato? Apo ska gje se b.the perjashte kemi qene e te tille jemi akoma?

    Përgjigju
  • Sandri: 30/09/2022 09:37

    1 kryeminister shteti, 1 Minister, gjithe ata burra e gra drejtues, e gjithe ato media qe hartojne lavdine e 2 kutive 50cm mbi toke, me nje kamera dhe qe kushtojne 5.7 milione euro. Nuk ka nevoje ta themi sa te vegjel dhe sa trupeshk qe jemi, sepse e tregojme vete, nga karrigja me e larte e deri te qytetari qe e ha sapunin per djathe cdo dite madje thote sa i mire qe ishte.

    Përgjigju
  • Iris: 30/09/2022 01:43

    Keta satelite jane nje shpenzim komplet pa vlere.Dronet e zakonshme mund t'a benin punen e tyre.Sa familje te varfera mund te ishin ndihmuar,sa makina zjarrefikse e mjete ndihmese mund te ishin blere ne vend te ketyre?!Po shikoj vullnetaret e xhaxhi Rames me poshte qe ja kane keputur /duartrokitjeve/ dhe komplimentave pa rezerve.Te shohim nese do te jene po kaq /gatitu/ kur pagesa per satelitet te dale nga xhepi i tyre me ane te taksave.Dy pyetje kam per /steken e bilardos/:Po kur hajdutet te vjedhin shtepite dhe tenderat dhe vrasesit te vrasin dhe te zhdukin kufoma,do t'a njoftojne policine keta satelite?

    Përgjigju
  • Simpsons: 29/09/2022 23:45

    Pas sateliteve Simpsons kane parashikuar edhe bashkim Kosove shqiperi pra nuk do kete BE por bashkim kombetar sipas kartonave të Simpson

    Përgjigju
  • sugar: 29/09/2022 15:05

    o goni ktheje pak antenet nga tv surreli, nuk e kthej dot jo se ra satelliti

    Përgjigju
  • Bledi: 29/09/2022 13:42

    Kryemediokrri mafioz sot del dhe kendon si gjeli maje plehut. Une une une, si megalloman tipik qe eshte. Ne 2013 kur OSBE ne Tirane i sugjeronte te perdorte sherbim satelitor per imazheri ne luften kunder kanabis, jo vetem qe e refuzonte por tallte dhe menderen. Na duheshin ca para atehere. Ndersa sot nje skeme si ti shplajme.

    Përgjigju
  • kleo: 29/09/2022 13:40

    tani dhe korrupsioni ne vendin tone do te ulet dhe drejtesia do te vihet ne vend

    Përgjigju
  • Alket: 29/09/2022 13:40

    Sa per informacion, sateliti secili do kene permasa 51cm x 57cm x 81 cm dhe secili peshon 45 kg. Secili satelit do kete vetem nga dy kamera, asgje tjeter. Bejne vetem foto dhe nuk bejne dot video. Duhen 3 muaj per tu prodhuar secili. Jetegjatesia e secilit eshte 3 vjet. Pozicionimi do jete jo mbi Shqiperi sepse skane leje nderkombetare specifike. Ne fakt sa per foto mjafton 1 satelit. Kompania ka vetem 9 vjet ne treg dhe ka leshuar te tille satelite edhe per Kinen e Rusine. Por kompania do e perdore satelitin tjeter per ndonje shtet verdalle, si psh Kosova, qe te paguajne edhe ata te Amerikanet. Pra japim kot 6 milione e ca mije dollare per disa foto, te cilat i ben droni qe fluturon perdite. Po i them une keto, perpara se ti thore Saliu. Sepse keto info jane edhe ne internet.

    Përgjigju
  • fenki: 29/09/2022 13:35

    ja dhe me kete rast po i mbyllni gojen ktyre plerave te pd qe nuk besonin,hapni syt tani

    Përgjigju
  • Erind: 29/09/2022 12:42

    Ra edhe nje genjeshter. Do blinim satelite dhe perfunduam ne blerje sherbimi. Nderkohe qe kemi Dron qe mbikqyr cdo dite gjithe territorin, pse duhej blere sherbim 6 milione dollare? Kjo eshte nje loje per te mbuluar pagesen per lobimin Amerikan. Dhe natyrisht qe pa paguar, Amerikanet nuk vijne ketu.

    Përgjigju
  • qamil: 29/09/2022 12:08

    duke qen se tani po perballemi me nje periudhe lufte, keto drone qe do te jene ne gadishmeri do na ndihmojne shume dhe ne vijimtesi

    Përgjigju
  • Joti: 29/09/2022 12:07

    Po po per kta te PD te gjitha kot jan vec vjedhjet qe kan ber kta gjith ato vite jan plot

    Përgjigju
  • Luan: 29/09/2022 12:06

    Fenomeni i pare qe do zhduket do jete prerja e pyjeve ne menyre te paligjshme sepse jane lehtesisht te shikueshme nga satelitet pasi ne shumicen e rasteve inspektoret e pyjeve jane te korruptuar.

    Përgjigju
  • Iljon: 29/09/2022 12:06

    Po fortifikohet shume mbrojtja e vendit tone dhe deri me tani kemi treguar se jemi shume te organizuar dhe ne gadishmeri per tu perballur me cdo sulm

    Përgjigju
  • Jona: 29/09/2022 12:05

    Doli kjo tyryfycka se i kishte shkuar gjat pa then ndonj budallik

    Përgjigju
  • mateo: 29/09/2022 12:04

    nje mundesi akoma me e mire per tu mbrojtur me keto drone te armatosura qe jan gith kohen ne gadishmeri. projekt shume i mire

    Përgjigju
  • Cani: 29/09/2022 12:04

    Satelitet do e zhvillojne vendin akoma e me shume dhe nuk do kete me korrupsion dhe siguria do jete me e larte

    Përgjigju
  • Sefer daja: 29/09/2022 12:03

    Pse harxhon lek kot per satelitët? Ti ke patronazhistët, që janë syri dhe veshi i Partisë! Atyre nuk u shpëton as miza, jo më ndertimet pa leje! ( upssss, harrova, vetëm ndëtimet që bëhen për të mirë të Partisë, nuk i kontrollojn dot!)

    Përgjigju
  • Irsi: 29/09/2022 12:02

    Ide mjaft e mire sherbimet satelitore ,te cilat do e zhvillojne akoma e me shume vendin tone

    Përgjigju
  • Alban: 29/09/2022 11:59

    A mi jorida qe te fry saliu ne bythe e del e kakris si gjel mbi bajga.

    Përgjigju
  • Gani: 29/09/2022 11:52

    Po I prisnim keto negativet e PD-se te flasin,se normal si gjithmone vetem llafe kane keto

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/09/2022 11:44

    Hahaha Edvin shkjau shqipfolës satelit i Putinit i vucicit e dreqit e të birit, kujt po i shet potate për vez o mjeran

    Përgjigju
  • Ylli: 29/09/2022 11:37

    Ja keta te pd nisen nga thashethemet.Mire kali ngordhi por st len dhe mizat rehat tshi

    Përgjigju
    • Tani: 29/09/2022 11:52

      Cfare shurruflle!! E ka fiksim Edin. Merre me qetesi Zonje.

  • Lako: 29/09/2022 11:36

    Sa me shpejt ne dispozicion te hidhen sepse ne kete menyre do te kemi nje kontroll shume te mire pa shkelje dhe pa vjedhje

    Përgjigju
  • Tili: 29/09/2022 11:35

    Kjo do jete nje zgjidhje shume e mire per gjithcka.Do ndihmoj shume ne zbulimin e shkeljeve si dhe do shkurtoj shume pune

    Përgjigju
  • Teo: 29/09/2022 11:28

    Tashme vendi do te kete satelitvte cilet do te monitorojn vendin ne sdo kohe dhe moment

    Përgjigju
  • Eno: 29/09/2022 11:23

    Nje hap vertet i madh pervendin tone

    Përgjigju
  • Ani: 29/09/2022 11:23

    Dicka e cila do na mindesojm ta monitorojm vendin ne kohe reale e ne cdo cep

    Përgjigju
  • dada: 29/09/2022 11:17

    Doli PD kriminale qe cdo gje e bene zi sterre sic jane vete

    Përgjigju
  • mersida: 29/09/2022 11:14

    me pune arriet gjithcka dhe mesa duket KM i vendit e ka realizuar kete gje

    Përgjigju
  • ina: 29/09/2022 11:13

    cdo dite e me shume po vertetojme qe shqipria po zhvillohet dhe po merr nje pamje komplet me te mire

    Përgjigju
  • klea: 29/09/2022 11:12

    po merr vendime shume te mira rama per vendin e tij duke sjellur risi te reja

    Përgjigju
  • Eri: 29/09/2022 11:10

    Sa mir e keni menduar qe mos ket me dhe puntor be terren

    Përgjigju
  • Jona: 29/09/2022 11:10

    Ide e mir sepse do ket me pak shkelje ligji sidomos me kto ndertesat pa leje

    Përgjigju
  • Dori: 29/09/2022 11:09

    Kjo puna sateliteteve mjaft e mir dhe efikase sepse lehtesim i madh per puntoret

    Përgjigju
  • Astrit: 29/09/2022 11:03

    I ke te gjitha, satelit, drone, teknologji, por nje gjeoportal per pronat ne shqiperi nuk e bere dot.

    Përgjigju
  • Zullapi: 29/09/2022 10:46

    Ky po tall bythen me ne se rregulloi token ky tani do rregulloj qiellin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?