Plani për kompensimin e pagave/ Braçe: Paratë direkt për punëtorët, jo bosët! PD është mbi kalin e lekëve

Plani për kompensimin e pagave/ Braçe: Paratë direkt për punëtorët, jo bosët! PD është mbi kalin e lekëve

TIRANE-Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ditën e enjte do të jetë gati plani për kompensimin e pagave të munguara të biznesit. Ndërkohë që zv/ kryeministri Erion Braçe thotë se paratë duhet të shkojnë direkt për punëtorët, jo bosët. Braçe thotë se ky ëstë një rast për të mësuar dhe rrogat reale, jo ato që bosët fshehin si evazion.

"Biznesi i madh, puna, punetoret, rrogat, fitimet, dividenti, parate e taksave ne buxhet! E ditur dhe e pritur ishte qe efektet e stopit te madh per te kontrolluar virusin, do kishin efekt ne ekonomi, mbi punen, punetoret se pari, fitimet e pronareve te sipermarrjeve po ashtu. E papritur per mua ishte se, qe diten 1 te stopit, biznesmenet e medhenj ne shoqata, therriten shtetin per bilacet, tatimet e taksat, fitimin, sigurimet shoqerore, demet! (Mos harroni eshte e premte, dita 1) Sa folen te medhenjte, politika djathtas e harroi jeten dhe betejen per te shpetuar ate, rrembeu kalin e lekeve e mbi te eshte. Po punetoret? Dy ngjarje te renda ne 5 muaj, termetet e virusi, kombinuar si kurre ndonjehere ne 50 vjet, do perkulnin ekonomine e kujtdo. Por ekonomine e punetoreve/familjeve, te vegjelve e te mesmeve!

Nga keta nis; Puna e punetoret jane te paret! Dy ngjarjet e renda, treguan se puna tek ne eshte e parregulluar, e pambrojtur, e paguar keq, e pa paguar! Ka arsye, punen ketu e shfrytezojne, barbarisht madje, nuk e mbrojne, respektojne, vleresojne, e peshtyjne! A duhet te ishin punetoret te mbrojtur me kontrate nga dy ngjarje madhore qe cenuan fort sigurine fizike e biologjike, jeten e tyre, pastaj dhe rrogat?! Poooooo! Ketu nis, ketu duhet te rinise tani! Conte ne Itali, dy dite para se te fliste e shpallte planin per ekonomine, firmosi dekretin per masat qe rrisin sigurine ne pune! Jeta, puna te parat, pastaj parate. Ketu ka rinisur puna dhe ne dy dite kam marre dhjetera mesazhe se kushtet nuk kane ndryshuar.

Ne ane tjeter, une mendoj se parate duhet te shkojne per punetoret drejtperdrejte-rast i mire ky per te mesuar dhe rrogat reale, jo ato qe boset fshehin si evazion. Deri tani, nga vendimet e marra ne Evrope, disa gjera jane te tilla: Qeverite; kompesojne rrogat/kompesojne direkt punetoret, familjet, nuk diskutojne pagesat per uje e drita, nuk ulin taksat, nuk i falin, shtyjne pagesat pak; nuk i falin leke biznesit, e kreditojne nga banka, edhe shteterore, e ndihmojne me fonde shteterore te kthyeshme ose duke blere aksione te tregetueshme neser serish. Pyetje e kam; Po ju te medhenjte do paguani nga fitimet/dividenti juaj?". 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vaj_me_det: 17/03/2020 18:08

    O komunist pa ideale se je legen vete vjedh mos ti shoket as nuk flitet njehere kush je ti mer plere mer hajdut kacamiser kush te paguan ty mer legen fuqia eshte te njerzit jo tek ju plera ne paguajme taksa ne ju mbajme me buke e me kaviar e gjalp ju plerave nuk ka biznes te lej puntorin e vet se me ata ushqehet po ju plera nuk xini ku te vertiteni sepse skeni asnje plan emergjence i keni vjedh tenderat koncesionet kani vjedh gjithcka e pi qani hall sdo vidhni keto kohe qe sdo kete e ky eshte prob e coni opinionin te pronaret me thoni ju cte beje ndertimi qe spunon c te beje lokali qe nuk punon pro aret me shqiperi shumica pungoree rroge jane skan kapitale fiu fiu me kafe uje o hajvan verati o katunar

    Përgjigju
  • Ssds: 17/03/2020 17:08

    Ju t ps jemi pa lek jeni fukarenj. Hipokrizia e ktyre nuk paska kufi

    Përgjigju
  • Johnny: 17/03/2020 16:34

    Ti vlla je me i rrezikshem se koronavirusi, kush te ka votuar ty je katapultuar aty si militant i flakte e propagandues! Ty te paguan shteti o zotri dhe te paguan me taksat tona te sipermarresve! Ashtu sikur edhe pagat e punonjesve qe flet prape ne privati i paguajme. Dhe nese nuk mbron interesat e mia atere po i fit nje te mbyllur kompanise dhe keta punonjesit merri te gjjthe ne shtet e deklaro falimentin si vend! Jemi ne sipermarrjet qe e mbajme me lek e me buke kete vend dhe do besh si themi ne dhe pik! Kur te na mash ti me buke atere do bejme si thua ti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan