Plas skandali në politikën kroate, zv. kryeministri me prostituta dhe drogë në Serbi (FOTO)

Plas skandali në politikën kroate, zv. kryeministri me prostituta dhe drogë në Serbi (FOTO)

Zv. kryeministri kroat Tomislav Tolusiç

Kroaci- Zv.Kryeministri kroat, Tomislav Tolusiç është përfshirë në një skandal, duke u fotografuar me prostituta dhe drogë.

Lajmin e bën të ditur gazeta kroate ‘Nacional’, e cila i ka kushtuar zv.kryeminsitrit të qeverisë kroate një shkrim lidhur me përfshirjen e tij në trafik droge dhe festime me prostituta. 

Edhe pse reagime të shumta ka pasur në vend, se ky shkrim është bërë për të diskredituar zv. kryeministrin, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë Kroate e konfirmon vendndodhjen e dhomës së hotelit, e cila gjendet në Serbi. 

Autoritetet kroate kanë nisur hetimin mbi fotot e publikuara në gazetën 'Nacional' dhe personave, ndërsa ka qenë dhe vetë Toluciç që ka reaguar mbi këtë ngjarje.

“Jam i sigurt se kush ndodhet pas gjithë kësaj, është thjesht një përpjekje për të më diskredituar, por kjo e tejkalon çdo paramendim”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës