Plas tek PSG, Messi i pakënaqur me zëvendësimin nuk i jep dorën Pochettino-s

Messi pas zëvendësimit

Leo Messi bëhet çështje tek PSG. Ylli argjentinas është parë i pakënaqur me zëvendësimin dhe nuk i ka dhënë as dorën trajnerit Maurizio Pochettino. Ishte minuta e 76-të e ndeshjes së javës së 6-të mes PSG dhe Lyon kur trajneri i kryeqytetasve vendosi të zëvendësonte yllin argjentinas me mbrojtësin Hakimi.

Sfida ishte në barazim 1-1 dhe Messi nuk kishte shënuar madje nuk ka arritur as të gjejë golin e parë me francezët. Messi kur del nga fusha duket tërësisht i pakënaqur dhe nuk i jep as dorën trajnerit duke u shfaqur si i habitur. Më pas PSG e fitoi ndeshjen 2-1 por momenti i Messit me trajnerin u bë çështje. 

Trajneri Pochettino ka shpjeguar vendimin e tij duke thënë : “Çdokush e di që ne kemi lojtarë të mëdhenj në skuadër dhe ne marrim vendime në të mirë të skuadrës. Këto vendime herë mirëpriten e hero jo. Unë e pyeta Messin nëse ai ndihej mirë dhe ai më tha po” e mbyll tekniku argjentinas./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Katarakti: 20/09/2021 08:55

    Pochetino nuk ka aftesi menagjuese per kete ekip me gjithe keta lojtare te medhenj! Messi kurre nuk ka dashur te zvendesohet ne fushe dhe Pochetino duhet ta dije kete! Messi me shoke mund ta heqin kete neqoftese duan!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Shembja e Cirkut të Tiranës, ministrja e kulturës: Moment i vështirë, por nuk kemi ndalur ‘betejën’ asnjë moment