Turistët e thanë të tyren, në Shqipëri muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 duhen vizituar. Vlerësimet e shumta ranë në vesh të Trip Advisor, platformës gjigante botërore mbi udhëtimet dhe turizmin, e cila vendosi që kësaj copëz të gurtë të historisë shqiptare t’i atribuojë Certifikatën e Ekselencës.
“Është një vlerësim që vjen nga vizitorët nga mbarë bota, e jepet falë komenteve të vazhdueshme pozitive. Një certifikim që vetëm një numër i kufizuar sipërmarrjesh e arrin, ndaj nuk mund të ishim më të lumtur”, shprehen përfaqësues nga Bunkart 2.
Bunk’Art 2, përmes bunkerit antiatomik të të Ministrisë së Brendshme, ndërtuar në diktaturë rrëfen paranojën e udhëheqjes së asaj epoke, ndaj një lufte të mundshme. Në rast se kjo ndodhte, në objektin e njohur me emrin e koduar “objekti shtylla”, do të strehoheshin qeveritarët.
Ky muze hedh dritë rreth asaj periudhë përmes informacioneve të ekspozuara rreth Policisë Shqiptare të kohës, burgjet, kampet e punës apo edhe viktimat e komunizmit.
Ndërsa, Bunk’Art 1, gjendet pranë malit të Dajtit e përmban bunkerin antiatomik të Ushtrisë Shqiptare në komunizëm. Në muze mund të përshkosh 100 dhoma, të cilat u përdorën për qëllime ushtarake, dhe sigurisht të menduara si strehim i mundshëm i qeverisë së asaj kohe, nëse lufta atomike një ditë do të ndodhte.
Dy muzetë, janë objekte simbol të ndërtuara nga Qeveria Rama, për të rrëfyer vuajtjen e torturat çnjerëzore që mijëra njerëz pësuan, gjatë një prej diktaturave më të egra të historisë së njerëzimit.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09