Plator Nesturi: PD nuk është ndarë, por është shqyer

Plator Nesturi: PD nuk është ndarë, por është shqyer

Deputetë të 'Rithemelimit' bllokojnë foltoren në Kuvend

Po mbyllet një vit politik që kryengjarjen që shoqëroi 360 ditë të 2022 kish të bënte me opozitën, krizën dhe copëtimin e saj. Ndërsa ish koha për të bërë një analizë të gjithë kësaj, ishte vetë PD që me shfaqjen e sotme në parlament, në ditën e fundit të sezioneve për këtë vit që mbyllet, i përmblodhi të gjitha analizat dhe konkluzionet në një togfjalësh të vetëm: sherr dhe konflikt. Dje ishte një shfaqje e paprecedentë ku deputetët e të njëjtës mitër politike, nuk bënin betejë ndaj kundërshtarëve por ndaj njëri tjetrit. Armikun dhe kundërshtarin më të madh nuk kishin krahun tjetër politik, por kolegët e dikurshëm me të cilët kanë ndarë barrikadën në betejat elektorale.

Një sherr deri në kufijtë e absurdit. Por që bëri shumë të qartë diçka tjetër. Që PD nuk është thjesht një parti e ndarë, por është e shqyer tashmë. Ishte preludi i një fundi që dukej qartë prej kohësh dhe shuarje e shpresës për çdo optimist që mund të ëndërronte ribashkimin dhe një PD të unifikuar si dikur. Ajo etapë duket se është kapërcyer prej kohësh por të paktën të kurseheshin pamjet e sharjeve dhe dhunës verbale në publik.  Pas çka ndodhi të gjithë e kanë të qartë se PD është shkalafitur. Të thuash e ndarë, është një term modern, ku palët divorcohen me marrëveshje dhe me inventar, ku përcaktohet se çfarë i mbetet njërit dhe çfarë merr me vete tjetri. Madje dhe mbiemri ndahet se s’ mund ta mbajnë të dy. Në fund të fundit ky ish cikli i plotë i një dhune të paralajmëruar që nisjen e pati të shpërfaqur në ditët e para të vitit kur një pjesë e PD sulmoi godinën ku ish ngujuar pjesa tjetër dhe ku bashkëbisedimi ish me shkopinj, qyngje kundër dyerve dhe gaz lotsjellës. Ish koha kur të dyja palët grushtoheshin duke mbajtur të njëjtin flamur të PD-së, kur secila bënte kongres më vete e përjashtonte tjetrin dhe kur deputetët numëroheshin si kokrra fasuleje për të parë se kush kish shumicën.

Kish një vit kjo situatë, kur njëra palë shkarkon Alibeajn nga kryetar grupi, dhe ndërkohë vetë grupi parlamentar nuk i kish në refene dhe as në listë deputetët e dashuruar pas Berishës. Se pse u la në fund të vitit kjo gjullurdi për tu sherrosur se pse nuk quhen më si deputetë të PD-së, por si emigrantë pa letra, kjo duket e pakuptimtë. Ndoshta strategjitë që përcaktohen nga thellësitë e Foltores nuk mund të shkojnë më tej. Sherr, qyngje, revolucion, protestë e gjera të këtij lloji. Alternativë hiç. Opozitarizëm asgjë. Beteja e vetme që duket e projektuar në korridoret e PD qoftë dhe për vitin në vijim duket se do të mbetet e njejta skemë. Sulm dhe konkurencë brenda llojit.

Me beteja jo vetëm në gjykatë e parlament por dhe në zgjedhjet e afërta vendore. Kjo shihet si e vetmja mënyrë për të mbajtur shtrënguar domenin e opozitarit. Por ky është eshtë dhe dëmi më i madh që i bëhet opozitarizmit. Pasi është akaparuar vendi i kreut të opozitarëve duke u bërë pengesë për çdo prurje të re në politikë dhe që mund të sjellë një frymë të re, më qytetare dhe më sfiduese ndaj maxhorancës. Në vend të kësaj, kjo farë lloj opozite na dëshmon se halli i tyre është të jenë aty diku, në pritje që fiku një ditë të këputet nga pema e të jenë sa më afër pushtetit. Se kujt i duhet më një takëm i tillë opozite, një zot e di? 30 vjet janë shumë që shqiptarët të bien në të njëjtin gabim skematik. Nga ky sherr mësuan më shumë se nga retorika dhe hajgaret politike që mbahen në çdo otë të ditës nëpër ekrane televizionesh.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja