Sapo kalon qytetin e Himarës, rreth 5 km larg saj, befas në krahun e djathtë të lëvizjes, të shfaqet përpara gjiri i Llamanit si një oaz i vogël me një plazh shume mahnitës me ujra të ftohtë dhe me rërë të ashpër. Plazhi i Llamanit eshte nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmës. Dhe bukuria e natyrës së këtij bregdeti nuk ka të mbaruar, pasi mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet më spektakolare të krahinës madje dhe gjithë bregdetit, Kalaja e Porto Palermos. Vlerësimet për këtë vijë bregdetare kanë qenë të shumta nga vizitore, artistë dhe gazetarë.
Gazeta prestigjoze amerikane "New York Times" në faqen e saj web www.nyt.com ka publikuar foton e plazhit të Llamanit, duke e cilësuar atë si "Photo of the week" - "foto e javës'. Foto është publikuar në rubrikën Travel, A Guide to Intelligent Travel (Guidë për një udhëtim inteligjent). Kjo nuk është hera e parë që mediat prestigjioze botërore shkruajne për Shqipërinë dhe potencialet e saja turistike. Pak kohë më parë edhe "Reuters" publikoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea. Poshtë kalasë së Himarës ndodhet Livadhi dhe në veri Jali, Fusha, Ziso, Plazhi i Gjipesë, Karkaniqi, Dhërmiu, Palasa dhe Dhralea.
Në shumë vende në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, për shkak të ujërave nëntokësore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga këto pika temperatura e detit merr vlerat normale. Pushues vendas dhe të huaj, tashmë I njohin dhe I shfrytëzojnë këto plazhe jo vetëm për natyrën e veçantë të tyre, por edhe për shërbimin cilësor që ofrojnë. Kulinaria tradicionale, mikëpritja si dhe akomodimi bashkëkohor, bëjnë që në stinën e verës ato të jenë të tejmbushur. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24