Në këtë verë të vouar disi, pas motit me shi që karakterizoi vendin deri para pak ditësh, shumë qytetarë kanë nxituar të shijojnë bregdetin. Por kjo, është kthyer në një situatë kaotike, për shkak të trafikut të papërballueshëm.
Në autostradën Tiranë-Durrës janë krijuar radhë kilometrike të makinave, me qytetarë që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin e Durrësit, por edhe në atë të jugut, pasi kalohet përmes të njëjtë rrugë.