Plazma e gjakut është e pasur me antitrupa dhe mund të neutralizojë vërtet epideminë

Plazma e gjakut është e pasur me antitrupa dhe mund të neutralizojë vërtet epideminë

Plazma e gjakut është e pasur me antitrupa dhe mund të neutralizojë vërtet epideminë. Në këtë përfundim ka dalë docent i Universitetit të Yale në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Alesandro Santini.

Sipas profesor Santinit kjo është kura më e mirë deri tani dhe mund të shpëtojë dhjetëra, qindra e mijëra persona të infektuar gjatë muajve që do të vijnë, deri ditën që do të dalë vaksina.

Në mungesë të vaksinës e cila nuk do të jetë gati përpara 12 ose 18 muajve nuk kam asnjë dyshim që plazma e gjakut do të jetë arma më e fuqishme që do të përdorim për të mposhtur COVID-19, thotë profesor Santini.

Santini është italian, por jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ku është bashkëdrejtues i repartit të onkologjisë në Universitetin e Yalës. 

Qëndrimi i tij është i qartë, plazma e pacientëve dhe antitrupat e saj janë në gjendje ta mposhtin virusin. Ky është një apel edhe për vendin e tij të origjinës Italinë, ku një projekt i tillë ka nisur në Pavia e po mbidhen plazma me imunitet të lartë.

Rikthimi i pandemisë ka gjasa të jetë më i tmerrshëm se i pari nesër masat lehtësohen para kohe, për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur për t’u përballuar me armë më të mira se ato që kemi pasur deri tani në Itali tha Santini.

Praktika e mbledhjes së plazmës po ndiqet në Shtetet e Bashkuar të Amerikës në të gjithë territorin. Në Jama e Pnas janë publikuar disa studime të 15 pacientëve me infeksion të gradës së lartë që janë shëruar falë trajtimit me pasmë që ka antitrupa.

Për më tepër pacintët që janë në gjendje të rëndë është më e vështirë për tu mjekuar, pasi imuniteti i tyre është shumë i dobët, antitrupat e tyre janë të neutralizuar, si dhe ka më shumë vështirsi në fazën fillestare të trajtimit të infeksionit, shkruan profesori italian  Alesandro Santini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt