Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie

 

Bashkë-drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, Mirela Dodaj, akuzoi Bashkinë Shkodër për përkeqësim të situatës së pastrimit në qytet. Në një deklaratë për mediat, Dodaj tha se edhe pse Bashkia premtoi se do të jepej një zgjidhje, qyteti nuk është pastruar.

“Edhe pse u tha se brenda 24 orësh situata e pastrimit në qytetin e Shkodrës do të merrte një zgjidhje, të gjithë jemi dëshmitar të një dështimi të këtij shërbimi nga Bashkia e Shkodrës.  Si drejtuese e PS Shkodër, por në radhë të parë si banore e Shkodrës, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Shkodër, si institucioni përgjegjës për këtë situatë që të braktisë pushimet dhe të kthehet aty ku i takon në krye të punëve të qytetit të Shkodrës.  Është e papranueshme një situatë e tillë, një kontratë e harruar me qëllim, duke i ofruar Shkodrës një situatë e cila kishte vite që nuk ndodhte. Kush mban përgjegjësi për një situatë të tillë të papranueshme ?! Në temperatura 40 gradë Celsius, në kulmin e sezonit turistik të gjithë në bashki harruan kontratën e pastrimit që është A-ja e shërbimit ndaj qytetarëve ?!”, u shpreh Dodaj.

Dodaj tha se situata është aq e rënduar, sa për shkak të mbeturinave të shpërndara kudo nëpër qytet, ekziston rreziku i ndonjë “epidemie”.

“Përballë këtyre kushteve, dhe në një situatë që mund të vazhdojë gjatë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së administratës së Bashkisë Shkodër për të zgjidhur situatën e krijuar, i duhet angazhimi i të gjithë institucioneve përgjegjëse për të shpëtuar shkodranët nga ky keqmenaxhimin i cili rrezikon prag epidemie, me mbeturina që i sheh në çdo rrugë të Shkodrës. Jemi përballë një alarmi mjedisore, duhet të reagojmë sot, nesër është shumë vonë, për shkodranët dhe familjet e tyre”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Plehrat mbulojnë Shkodrën! Angoni 24 orë afat kryebashkiakut Spahia! PD e Alibeajt: Qyteti, peng i interesave! Bashkia e ‘Rithemelimit’: Po marrim masa


D.GJ/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar