Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hydajet Bajraktar ka komentuar dëmtimin e pllakës osmane në kalanë e Lezhës. “Duhet t’i dalim zot historisë, t’i kushtojmë rëndësi asaj sepse është historia e të gjithëve dhe është një vlerë kulturore”. Kështu u shpreh ai për thyerjen e pllakës, ndërsa detajet e tjera shtoi se do t’i sqarojë me ministren e Kulturës Kumbaro.
Nga Shkodra ku u takua me prefektin Paulin Radovani dhe kryebashkiaken Ademi, ambasadori Turk premtoi se shteti i tij do të bashkëpunojë fuqishëm në disa fusha të rëndësishme ekonomike me Shqipërinë, e veçanërisht Shkodrën. Bajraktar shtoi se brenda 3 mujorit të parë të 2016-es do të nisë puna për rikonstruksionin e xhamisë së Plumbit në Shkodër, që është monument kulture.
Vendosjen e pllakës në hyrje të Kalasë së Lezhës më herët e ka dënuar edhe ministria e Kulturës, e cila tha se do të ruajë çdo monument kulture.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com