"Plumbi i Artë", SPAK zbuloi dhe autorët e atentatit ndaj vëllezërve Boriçi në 2018, Çfarë deklaroi Agim Boriçi dy ditë pasi iu sulmua lokali në Fier
Makina e shkrumbuar e gjetur pas atentatit ndaj vëllezërve Boriçi
Prokuroria e Posaçme pas 15 muajsh mbylli zyrtarisht hetimet dhe dërgoi për gjykim në Gjykatën e Posaçme dosjen “Plumbi i Artë”, me 20 persona të pandehur, të cilët dyshohen si autor të 27 ngjarjeve kriminale të zbardhura pas bashkëpunimit të frytshëm të disa të penduarve të drejtësisë, me në krye 36-vjeçarin Nuredin Dumani.
Ndër krimet e pazbardhura por që tani prokuroria duket që ka autor është dhe tentativa e vrasjes së Agim Boriçit dhe Ilir Boriçit ngjarje e ndodhur më 11 prill 2018 në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.
Atë ditë u qëllua në drejtim të lokalit të Agim Boriçit dhe autorët u larguan me shpejtësi duke djegur makinën në lagjen "15 Tetori".
Në një intervistë për shqiptarja.com dy ditë pas atentatit, Agim Boriçi pat deklaruar se nuk kishte asnjë konflikt dhe se kishin qenë shënjestër e gabuar.
“Nuk ruhem nga askush. Mendoj se ajo çka ndodhur nuk ka të bëjë me personin tim dhe familjen time. Ne jemi Boriçtë e Fierit dhe nuk kemi të bëjmë me Boriçtë e Lushnjës, që e kanë lidhur edhe me bandën e Lushnjës. Nuk jam person në kërkim dhe nuk kam probleme me drejtësinë. Jam babai i tre fëmijëve dhe bëj një jetë normale. Dua që drejtësia të nxjerrë në dritë të vërtetën. Kemi bashkëpunuar me policinë në cdo hap. Isha në lokal në momentin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pasur nxënës e mësues. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri, vetëm të shtëna nga jashtë. Jemi habitur çfarë kemi dëgjuar. Është abuzuar me ngjarjen” pat deklaruar më 13 prill 2018 Boriçi për shqiptarja.com
Brenda makinës së shkrumbuar të autorëve është gjetur edhe arma tip kallashnikov me silenciator me të cilën është shtënë në drejtim të lokalit të Agim Boricit.
Lajmi kryesor:
SPAK 'kopsit' dosjen 'Plumbi i Artë', në gjykatë Nuredin Dumani dhe 19 të tjerë! Akuzohen për 27 ngjarje kriminale: Nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet, dhunë e korrupsion
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK kërkon konfiskimin e 35 pasurive të Ervis Martinajt e familjarëve, kazino, llogari bankare e prona! ‘Bosi’ i lojërave të fatit i zhdukur prej gushtit 2022 (LISTA)
28 Janar, 11:57
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit! Reagon Nasip Naço
14 Janar, 12:44
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon të rrëfehet në GJKKO: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Ndërhynë për të më nxjerrë nga burgu
9 Janar, 19:05
-
‘Studio Live’ për dosjet e nxehta/ Topalli: ‘Plumbi i artë’ çështja më e rëndësishme, Rexhepi ‘Eskobari shqiptar’, për masakrën e Dobraçit do ketë 5 masa sigurie
8 Janar, 19:17
-
'Plumbi i Artë'/ Seanca në GJKKO, kontestime të ashpra ndaj Nuredin Dumanit, Gentian Sharra: Kam marrë 2 mln euro tendera, s'kisha pse të grabisja
7 Janar, 14:11