Mahnia për të bëër foto të bukura na çon edhe drejt rrezikurt, pasi sa më të veçanta të jenë aq më mirë është. këmi dëgjuar njerëz që janë rrëzuar, kanë rrëshkitur për një shkrepje perfekte, por kjo modele i ka kaluar të gjitha pritshmëritë. 19- vjeçarja Katarina Zarutskie është futur në grumbullin e peshkaqenëve për të bërë foto. Modelja nga Kalifornia kishte dëgjuar për grumbullin e peshkaqenit të llojit nurse që qëndronin në breg të ishullit ndaj mendoi se do të ishte qejf ta provonte si eksperiencë.
(Modelja me dorën e fashuar)
Teksa i gjithë momenti po filmohej ndodhi më e tmerrshmja, peshkaqeni kafshoi dorën e Katarina-s. “E kisha kyçin në gojën e tij dhe mund t’i ndjeja dhëmbët se si lëviznin nën lëkurë. Jam me fat që e kam ende krahun dhe jetoj.” tha ajo për Daily Mail. Krijesat në fjalë njihen si paqësorë por gjithmonë ka përjashtime.
(Modelja mes peshkaqenëve)