Kur kanë mbetur edhe 9 ditë nga mbyllja e merkatos një nga emrat më të lakuar për të ndryshuar destinacion është Mauro Icardi. Për futbollistin e Interit pas dështimit të pistës Roma kanë mbetur në garë Napoli edhe Juventus, por gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të mbesë zikaltër pavarësisht përplasjeve me drejtuesit.
Së fundmi për temën është prononcuar vetë Icardi, i cili nuk a bërë gjë tjetër veçse ka shtuar pikëpyetjet. Në festën e organizuar nga Lautaro Martinez për ditëlindjen e 22 I ftuar ishte dhe Mauro, për të cilin gazetarët kanë shfaqur një interes të madh. I pyetur nga këta të fundit nëse po mendon një aventurë të re Icardi është përgjigjur me ‘po’, ndërsa të njëjtën gjë e ka përforcuar edhe agjentja e futbollistit Wanda Nara.