Po flinin në hekurudhë, treni shtyp për vdekje dy emigrantët në Maqedoninë e Veriut
Emigrantët presin trenin për në Serbi në qytetin e Gjevgjelisë
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës jashtë Miravcit, një fshat afër kufirit me Greqinë. Policia tha se dy emigrantët vdiqën menjëherë. Ata nuk dhanë asnjë informacion mbi identitetin apo kombësinë e viktimave.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.
Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.
Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-19./rel
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Mbytet gomonia në ishullin grek, humbin jetën 8 emigrantë, 6 prej viktimave të mitur
25 Nëntor, 15:15
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi
23 Nëntor, 18:43
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor, 14:52
-
VIDEO/ ‘Të futemi përpara se të marrë detyrën Trump’, mijëra emigrantë vërshojnë drejt SHBA-së
21 Nëntor, 17:23
-
Trump do heqë 'non gratat'? Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
21 Nëntor, 16:37
-
Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut emërohet zv.sekretare e NATO-s
19 Nëntor, 13:19
-
Kurti pret vendim të drejtë për gjuhën shqipe në RMV! Mickoski: Tensionet etnike vijnë nga politikanë pa ide, nuk e ndikojmë kushtetuesen
18 Nëntor, 19:47
-
Albin Kurti: Gjuha shqipe s’është zyrtare në RMV! BDI i tregon kushtetutën
18 Nëntor, 16:19
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor, 08:35