Me shfaqjen në skenën politike shqiptare të Frymës së re Demokratike, para disa muajve, të gjithë kemi vënë re se, në prononcimet e drejtuesve të saj, është përdorur shpesh, përveç të tjerave, edhe termi “frymë (lëvizje) qytetare”. Dhe, sigurisht kjo nuk është bërë me asnjë paramendim, apo në spekullim të termit “fshatar” e, aq më pak për arsye ksenofobe ndaj shumicës së popullsisë shqiptare që ende vazhdon të jetojë në fshat. Përkundrazi, është bërë e bëhet për të evidentuar risinë që po sjell në jetën politike kjo forcë e re, pra frymën qytetare, e cila po ringjall dita-ditës shpresën gati të humbur të shqiptarëve ndaj demokracisë, ende të brishtë.
Dhe është pikërisht kjo frymë e re qytetare që po sjell ky formacion politik i Qendrës së vërtetë të Djathtë (të munguar deri më sot, ose më mirë të uzurpuar padrejtësisht nga stalinisti i fundit i Evropës), që e ka vënë FRD-në në shënjestrën xheloze të PD-së, në strategjinë e diversionit të së vjetrës tjetër, PS-së dhe, në lakminë për Pol të tretë të asaj që e quan veten “e treta”, LSI-së.
Le t’i rikthehem për pak termave (ose më mirë, mentalitetit) qytetar dhe fshatar, pasi i shohim jo rrallë të devijuar në vendin tonë në 180 gradë. Dhe kjo pasi vërejmë shpesh persona të ardhë nga fshati, të civilizuar me nxitim (ose që e quajnë veten të tillë, falë një shkolle që mund të kenë bërë) dhe të veshur me pushtet, që e ruajnë dhe e manifestojnë me konservatorizëm mentalitetin fshatar. E shprehin atë me arrogancën që ua jep posti. Janë në përgjithësi lehtësisht të korruptueshëm e sidomos janë oportunistë në kuptimin e vërtetë të termit. Sjelljet, deformimi i shpejtë e mos rezistenca ndaj fenomeneve të ditës, si nënshtrimi mazokist ndaj shefave më lart dhe sadizmi ndaj vartësve, apo personave që i ndjejnë nën veten, dhënien lehtësisht ndaj ryshfetit e korrupsionit, etj., i bën këta pra sado-mazokistë, që përbëjnë një nga kategoritë më të shëmtuara e të rrezikshme në shoqëritë demokratike.
Por, ky fenomen nuk ka të bëjë ndoshta me origjinën e tyre fshatare, me zgjuarsinë natyrore (shpeshherë pronë e kësaj popullsie), por, e përsëris, me civilizimin e përshpejtuar të tyre dhe sidomos me veshjen me pushtet. Në mënyrë të çuditshme, qëprej afro një shekulli më parë, Lenini, paska thënë se… “fshatarët e civilizuar me nxitim dhe të veshur me pushtet, do të përbëjnë rrezik për pushtetin e sovjetëve”...
Ndërsa, për sa i përket zgjuarsisë natyrore të kësaj popullsie, ndoshta do ta ilustronte edhe një anekdotë historike:
Një herë, mbreti i Francës, Henriku IV (1589 - 1610), kishte dalë për gjah me suitën e vet, në një zonë rurale. Një fshatar që kishte dëgjuar për këtë, kishte zënë një vend në një kryqëzim rruge për të parë mbretin, pasi nuk do të kishte rast ndonjëherë për të realizuar këtë dëshirë. Kur e pa, Henriku IV, e pyeti se çfar bënte aty. Fshatari, që nuk e njihte, iu përgjigj se kishte dëgjuar që në ato anë kishte ardhë mbreti për gjueti dhe kishte dalë qysh në mëngjes herët për ta parë. Atëhere mbreti i tha: “Vërtetë ke dëshirë ta shohësh mbretin” - dhe shtoi se, nëse dëshironte, ai mund ta ndihmonte për këtë. Fshatari e falenderoi dhe me nxitim e pyeti se si do të bëhej e mundur kjo. “Hip në kalë pas meje dhe do ta tregoj unë mbretin”, iu përgjigj Henriku IV. Dhe u nisën…
Pas pak rruge, Henriku IV i tha fshatarit se për gjueti nuk kishte dalë vetëm mbreti, por edhe obortarë të tjerë. Në rrugë e sipër ne do të kryqëzohemi me karvane të tjera dhe mbreti do të jetë ai, të cilit do t’i përkulen të gjithë. Dhe vërtetë pas pak rruge përballë tyre po vinte një karvan. Obortarët që njohën mbretin u përkulën me respekt dhe vazhduan rrugën. Fshatari mendoi se personi që kryesonte karvanin, që erdhi drejt tyre, duhej të ishte ndonjë obortar më i ulët i hierarkisë se ky që e shoqëronte. Një skenë e tillë u përsërit edhe dy herë të tjera, ndërkohë që fshatari po largohej nga vendi ku kish dalë, pranë shtëpisë së vet. Mbreti i tha të mos mërzitej, nëse donte të shikonte mbretin. Kur ishin larguar goxha dhe drejt tyre po vinte një karvan tjetër, që u përkul si të tjerët, Henriku IV i kërkoi fshatarit nëse dëshironte të vazhdonin rrugën akoma për të parë mbretin. Por fshatari i zgjuar dhe ironik, ia ktheu se ishte larguar shumë, madje edhe e kishte parë mbretin. Dhe, kur Henriku i famshëm e pyeti se cili ishte mbreti, fshatari iu përgjigj: “Ose ti, ose unë…”
Por mentaliteti fshatar ekziston edhe te mjaft banorë (madje edhe të hershëm) të qytetit, por le t’i kthehemi risisë që po sjell formacioni i ri politik, FRD-ja, që jo pa qëllim, ka vënë në qendër të saj frymën e re qytetare, të munguar deri sot në jetën politike e sociale të vendit. Dhe nuk ka asnjë enigmë e vështirësi për ta vënë re këtë risi.
Tashmë të gjithë i kemi vënë re se si u drejtohen zgjedhësve të dy partitë e vjetra e të konsumuara. PS-ja e quan bastion te vetin fshatin dhe e ka gënjyer e mashtruar vazhdimisht në të gjitha zgjedhjet për t’u marrë votën. Ndërsa PD-ja e vjetruar para vaktit, po i drejtohet vazhdimisht kohët e fundit votuesve të fshatit, me premtime pa doganë dhe sigurisht pasi e di tashmë humbjen e mbështetjes qytetare.
Asnjera nga këto dy partitë e konsumuara nuk i është drejtuar elektoratit shqiptar për të kryer së pari detyrimin qytetar, pjesëmarrjen në votime, pasi të dyja e kanë provuar, madje kanë miratuar edhe kodin elektoral të tillë që nuk u intereson një pjesëmarrje masive e shqiptarëve në zgjedhje, duke e ditur mirë zgënjimin që u kanë lënë me qeverisjet e tyre të dështuara e të korruptuara.
Ndërsa FRD-ja, ndryshe nga këto dy parti përgjegjëse për dështimin e stërzgjatjen e tranzicionit dhe gjendjen e mjeruar ekonomike të shqiptarëve, vazhdimisht po u drejtohet votuesve shqiptarë që, së pari të kryejnë detyrën qytetare, pjesëmarrjen në votime, por duke u bërë apel edhe memorjes së tyre të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit të qeverisjeve të dështuara të PD-së dhe PS-së. Në qoftë se këto dy të fundit po bëjnë çmos të ndërtojnë trenat e tyre elektoralë, kush e kush ta ketë më të gjatë, FRD-ja po kërkon të bëjë një pakt qytetar me zgjedhësit, të cilëve së shpejti do t’u shpalosë programin e saj politik, të qartë e të kuptueshëm, pa premtime boshe e pa doganë, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë edhe mendimet e sugjerimet e tyre, me qëllim përmirësimin e tij. Nuk do të doja këtu të analizoj pika të ndryshme të programeve politike të dy partive të “mëdha” e të konsumuara me programin që FRD-ja po përgatitet ta diskutojë me zgjedhësit anë e mbanë vendit.
Kjo alternativë e re e frymës qytetare, përmes takimeve dhe diskutimeve të drejtpërdrejta me qytetarët shqiptarë, po u ringjall përditë shpresën e humbur se Shqipëria do të bëhet. Dhe nga ana e tyre, qytetarët shiptarë po ia kthejnë besimin, duke premtuar votimin e kësaj alternative në zgjedhjet e 23 qershorit.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Sqhiptarja.com(print), 19 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com