Avionët italianë Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari të Estonisë, u ngritën për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej hapësirës ajrore të Detit Baltik.

Lajmi u konfirmua nga Komanda Ajrore e NATO-s.

“Dje në orën 11:30, avionët Eurofighter Typhoon të vendosur në Amari, Estoni u ngritën në ajër për të kapur një avion rus BE-200 që po i afrohej Detit Baltik. Në vitin 2025, mbi 500 fluturime janë ekzekutuar në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s. Policia Ajrore dhe aktivitetet e përforcuara të Vigjilencës sigurojnë sigurinë e Aleatëve 24/7.”, thuhej në njoftim.

Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia po përgatitet për sulme masive dhe për këtë ka informuar aleatët.

Ai deklaroi se ka folur hapur me partnerët, si për raketat e mbrojtjes ajrore ashtu edhe për sistemet që nevojiten.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
Po vinte nga Rusia, sekuestrohet anija me 33 mijë ton hekur në portin e Brindisit

Guardia di Finanza dhe Agjencia Doganore e Brindisit sekuestruan një anije në portin e Brindisit, që vinte nga ujërat territoriale ruse në Detin e Zi.

Anija po transportonte 33 mijë ton hekur, në shkelje të sanksioneve të vendosura kundër Federatës Ruse pas pushtimit të Ukrainës, shkruan La Repubblica.

Rregullorja e BE-së 833/2014 dhe ndryshimet pasuese ndalojnë operacionet tregtare në vende të caktuara, duke përfshirë disa porte në Federatën Ruse, dhe importin e kategorive të caktuara të mallrave.

Sanksionet u vendosën gjithashtu ndaj një numri personash fizikë dhe juridikë, që janë përfshirë në një 'listë të zezë'.

Ora 09:30
Armëpushim i përkohshëm mes Ukrainës dhe Rusisë në Zaporizhia, nisin punimet riparuese në centralin bërthamor

1768638838_zaporizhia.JPG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka njoftuar një marrëveshje të përkohshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe që gjendet në zotërimin e trupave ruse që nga marsi i vitit 2022.

Armëpushimi vjen pasi do të kryhen riparimet e nevojshme në linjën e fundit rezervë të energjisë elektrike të objektit bërthamor, e cila ishte jashtë funksionit pas sulmeve të 2 janarit.

"IAEA vazhdon të punojë ngushtë me të dyja palët për të siguruar sigurinë në termocentralin bërthamor dhe për të parandaluar një aksident bërthamor gjatë konfliktit. Ky armëpushim i përkohshëm, i katërti që kemi negociuar, tregon rolin e domosdoshëm që vazhdojmë të luajmë", tha Drejtori i Përgjithshëm, Rafael Grossi.

Një ekip i IAEA-s është nisur nga Vjena për të mbikëqyrur punën, e cila do të fillojë në ditët në vijim. Teknikët do të përpiqen të rivendosin një linjë energjie prej 330 kilovatësh "të dëmtuar dhe të shkëputur".

Ora 09:17
Zelensky: Rusia po përgatitet për sulme masive, aleatët janë informuar

1768638098_volodymyrzelensky.JPG

Shërbimet tona të inteligjencës po raportojnë se Rusia po përgatit sulme të reja masive.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një postimi në rrjetin social X, shkruan Corriere della Sera.

Ai deklaroi se ka folur hapur me partnerët, si për raketat e mbrojtjes ajrore ashtu edhe për sistemet që nevojiten.

"Sepse furnizimet janë të pamjaftueshme. Po përpiqemi ta përshpejtojmë procesin dhe është thelbësore që partnerët tanë të na dëgjojnë", shtoi Zelensky.