1768643445_lezhe.jpg

Lezha përkujtoi 558-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në nderim të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar, autoritete lokale, përfaqësues të institucioneve dhe deputetë të Partisë Socialiste bënë homazhe pranë memorialit të Gjergj Kastriotit.

Veprimtaria nisi me gjëmën e burrave, një rit që u ndoq nga Lekë Dukagjini me burrat e tij për të treguar pikëllimin e thellë për këtë humbje të madhe për shqiptarët.

Historiani Paulin Zefi solli në vëmendje jetën dhe veprimtarinë e Gjergj Kastriotit, deri në momentet kur ai ndërroi jetë.

Autoritete vendore dhe përfaqësues të klerit katolik u shprehën se shembulli i Gjergj Kastriotit duhet të na udhëheqë edhe në ditët e sotme.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia Lezhë për 558-vjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit u mbyll me një improvizim të figurës së tij në mbrojtje të atdheut.


Lajmi kryesor:

Sot 558-vjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu