Po Juve ç’ patët me Fatos Nanon?!

Po Juve ç’ patët me Fatos Nanon?!

Fatos Nano

Fatos Nano doli nga istikami. Si Kostandini i harruar solli Doruntinën, ndali trokun e kalit dhe filloi të bisedojë. Foli me fjali të shkurtra, dëshmoi, kujtoi, u përmallua por nuk mallkoi. Qetësisht por jo lehtësisht përmes rrëfimit të jetës së vet dërgoi mesazhet për atje ku Ai i kishte menduar: komunikoi me shqiptarët pavarësisht bindjeve të tyre, ashtu si Ai iu ka pas folur dikur, dhe iu dërgoi ftesën për duel bajlozëve bashkohës. Gjithçka e adresoi saktë, nuk dogëndisi askënd tjetër jashtë tapetit. Por ata që nuk mund të heshtin kërcyen përpjetë sikur i kishte pickuar kobra, dhe kjo nuk bën ndonjë çudi. Folën të nervozuar, të “shqetësuar” e të “preokupuar”. Shprehën habi të pakufishme, u ndjenë të ofenduar dhe gati gati sa nuk u ankuan për qetësinë e prishur; A thua se Fatos Nano iu drejtua atyre! Fatos Nano nuk kishte ndonjë llogari të hapur me këta analistë ose më saktë as nuk i kishte në llogari apo në rendin e ditës! Një kalorësi të Formatit Nano kjo kategori shkruesish brigade apo familjeje nuk i besdisin as nënbishtjen e kalit!.. Fatos Nano ishte i drejt për drejtë dhe pret që bajlozët të dalin nga istikami i tyre e të përballen. Përse nuk e lini Fatosin dhe bajlozët të ndeshen me njeri tjetrin. Askujt prej tyre nuk iu mungon guximi, dituria, shpata apo forca e krahut për të dalë në duel. Ju shkrues kujtoni se do ta trembni Fatos Nanon me sharjet, ironitë apo fyerjet tuaja që ia lëshuat pa kursim, por gaboheni rëndë. Kini hyrë në fushë të minuar por jini me fat që ai nuk ka pasur dhe as ka ndërmend të merret me juve. Fjalorin e pasur plot kolor dhe gjuhën therëse Fatos Nano nuk i ka hedhur në det por as nuk i shpenzon me Juve. Ai e ka hedhur dorashkën e duelit për bajlozët dhe pret që Ata ti përgjigjen.

Ju vetëm se ndotët emrin tuaj, nxituat që ti hiqni Fatosit deri të drejtën e fjalës, atë që Ai me shumë pushtet nuk ia bëri askujt; përkundrazi!.. Po kush jini ju more zotrinj që i jepni vetes të drejta pa kufi dhe të thoni: Përse doli ky? Çfarë kërkon që prishi “rendin e radhën” e vendosur në mixhlis? Kush dhe sa e ka paguar? etj.. pallavra që patjetër Juve do ti thoshnit. Dhe nuk mund të bënit ndryshe, bëtë detyrën Tuaj si edhe shumë herët të tjera. U përpoqët të ishit elegantë në të shprehur, por tradhëtuat vehten sepse u çfaqët si hiena që donit ta coptonit prenë për së gjalli. Por si iu lidh gjuha dhe nuk folët për ato sjellje politiko shoqërore të Atij njeriu që ishin dhe ende mbeten risi në skenën politike të vendit tonë?!.. Ju nuk harruat ti gëzoheshit ndonjë vesi të tij dhe nuk folët për Njeriun që kishte njëmijë e një arsye të hakmerrej ndaj atyre që i shkaktuan jo një por disa drama në jetën e Tij dhe te familjes së Tij. Edhe pse katili, realisht gjaksi, i doli në shteg më shumë se një herë Fatosi doli mbi ndjenjën e hakmarrjes dhe për qëllime në të mëdha u soll si fisnik në detyrën e lartë të Kryeminsitrit. Kush e ka bërë një sjellje të tillë?!.. Nuk do të rendis të tjerë raste sepse e di që do të më thoni: doni më për belulin?!

Mund të thoni se kujt i duhen më duelet e pa mbaruara të Fatos Nanos me bajlozat apo se ato i përkasin së kaluarës!.. E vërteta qëndron ndryshe, ato nuk janë çështje apo llogari personale mes tyre dhe as të kaluara në kohë. Në to është e stampuar një pjesë e mirë e historisë mbi 30 vjeçare të shoqërisë sonë. Le të hapen fletët dhe gjithkush të lexojë çfarë është shkruar brenda tyre. Shqiptarët të lexojnë dhe gjykojnë mbi çfarë ka ndodhur, çfarë ka bërë lidershipi i çdo partie dhe ti japin gjithkujt atë që meriton. Nëse shkruesit nuk e ndihmojnë dot këtë proces kthjellimi e reflektimi të paktën të rrinë në poltronin e tyre dhe të mos pengojnë rrjedhën. Guri duhet të vejë në vend të vet, ky është proces historik dhe objektivisht do të ndodhë; sa më shpejt aq më mirë për të githë neve. Dhe me sa duket kjo është ajo që juve iu ka pickuar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 08/02/2021 01:20

    Si duket i kane mbaruar paret dhe don me hy ne politike Me bo pare se rruge tjeter ska dhe nuk I bon dot

    Përgjigju
  • O tej: 06/02/2021 17:48

    Nano eshte simbol i!pluralizmit te politikes moderne liberale dhe si Berisha Meta & CO. Doli foli ja u futi sa krahu dhe prap u lartesoka ne syte e shqiptarve.

    Përgjigju
  • Populli: 06/02/2021 13:41

    Ah mor popull tuhaf...Nano erdhi, beri nji sherbim per ate qe e pagoi, mori leket e iku prap ne pune te vet. Neser, po e pagoi Berisha, vjen prap ai e flet kunder Rames. Pune lekesh mo..

    Përgjigju
  • FATMIRI: 06/02/2021 11:10

    NJERIU I SE KEQES NE SHQIPERI ESHTE BERISHA KY EGERSIR SHKATERROI GJITHSHKA DUKE FILLUAR ME EKONOMIN QE SHKATERROI TE GJITHA VEPRAT TE NDERTUARA ME MUND TJETERSOI PRONAT DHE FUTI NJERZIT NE KONFLIKTE SHKATERROI INSTITUCIONIN E ZGJEDHJEVE NE 96 SHKATERROI SHTETIN DHE FUTI VENDIN NE LUFTE NE 97 SHFARROSI NJE FSHAT TE TER GERDECIT KU HUMBEN JETEN 26 VET VRAU NE 21JANAR BEMAT E KETI NDYRSIRE NUK KAN TE SOSUR DHE DY DENIME ME BURGIM TE PERJETESHEM PER KETE JAN PAK NANO KA THEN SHUME PAK

    Përgjigju
  • Mjerimi: 06/02/2021 10:59

    Çfare te thush per shkrime te tipit paçavure qe harxhojne kohen dhe vendin ne formatet virtule ku leshohen si bajga pa kriter dhe me qellime aspak te mira. Fatos Nano filogreku i hapur dhe miku i te gjithe kriminelave shqiptare ne kohen kur demtonte kombin tone me gjithe fuqine e vet nuk duhet jo te kete mundesi te flase neper televizione por edhe nese flitet per te te merret si shembull ogurzi dhe i demshem per kombin shqiptar sepse ishte nje nder te keqijat post komuniste qe i rane popullit tone te vuajtur i cili akoma ska dale nga qorrsokaku ku e futen keto kriminela te vegjel ne cdo aspekt tru,trup,shpirt. Une qe po shkruaj jam deshmimtar i nje skene te felliqur ne Uren Vajgurore Berat kur Fatos Nano ,Ilir Meta dhe Adrian Çobo(i vrare tashme) ndaluan makinen se do takonte dike Adrian Çobo.Nga makina nxjer koken nje mi i vogel tullac i shendoshe si buburrec bajgash dhe thote me zerin e neveritshem O Adriiiii he re do vish? Ky ishte Fatos Nano. Pergjigja ishte shume epike dhe shume domethenese O Fatos na çave k.... prit. Ilir meta kokderri me pashaporte njeriu qeshte ulur afer Fatos Nanos qeshte nforme zgerdhierje te cilen mesa kuptova e ka te gdhendur ne turi. Ja ky ishte shoku fatos me kliken e vet intelektuale dhe demokratike e perbere nga hajdute,kriminela dhe menxyra per shqiperine. Tani thurini prape lavde sepse fundja fare kush do ju korrigjoje ?Aty eshte bere o kembe ku jeni kush e kush te iki sa me pare vetem te mos kete afer gazetare,politikane te tipit allahu narujt.

    Përgjigju
  • Qytetar: 06/02/2021 10:10

    Servilizim , asgje me shume, , ke perfitu ne kohen e tij, zv min , min... nuk eshte Fatosi apo “bajlozet “ e tjere qe ti thua, per t’u lavderu, te gjithe kane qene hajdut e mosmirenjohes per popullin e tyre.., me beri pershtypje qe 97 nuk e permendi fare, gjema me e rende e Shqiptareve qe nuk mbajti pergjegjesi askush, falen Berishen dhe genjyen popullin se do i kthenin parat e rrembyera..asgje me shume.

    Përgjigju
  • Paradokse shqiptare: 06/02/2021 09:47

    Jane ajo pjesa e dhirë, qe Fatos epoke ndryshuesinne rrasen ne burg te gjate.Ndersa ai shkaterrimtari i industrise, ekonomise shqiptare, ai ideatori i hapjes se depove te armeve, ai vrasesi me dije e dashje i 21 janarit endet i lire Pa bere derei me tash asnje dite te vetme burg.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 06/02/2021 09:04

    Përmbajtja është e drejtë. Ndërtimi i saj me lëndë nga koha e kreshnikëve e bajlozave, e përdorur dendur e bën të lodhshëm shkrimin. "Të lënduarit" nga rishfaqja e Fatosit janë pala e atyre "të thirrur në duel" nga Fatosi (vini re: të thirrur në duel, ndërkohë që Nanoja nuk i thërret por u ikën dueleve-dhe nuk e kam fjalën se e ka keq, por duhet të jemi të ndershëm në portretizimin e tij). Acarimi i tyre instiktiv duhet të pritej. Edhe ata e gëzojnë të drejtën e fjalës e mbase edhe të drejtën e nxehjes. Daljen e Fatosit e lidhin me fushatën. As që ka lidhje. Atë, njëherë në kaq kohë e merr malli të jetë para kamerës e të shohë se si e shohin. Ndofta edhe ndonjë interes nxit në këtë kahje. Që flet drejt sot, mund të jetë një brerje ndërgjegjeje për dje. Mos e fryni rolin e tij, madje as të ngordhësirës Berishë në këto zgjedhje. Palët janë të qarta, edhe përqindjet e tyre janë pothuajse të kalcifikuara, për shkak të pamundësive për të patur ku të besohet te ndonjë e re e vërtetë. Nanoja tani del për hakmarrje, ngacmon me cipal ngordhësirën, për t'i thënë që atë që s'ta bëja dot unë ta bën koha. Mirë do ishte që të mos acarohej asnjë palë, po edhe po u nxehën kujt i krisi!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë