Po kalonte kamionin me 20 mijë euro në Kakavijë, vihet nën hetim sarandioti! Lekët i kishte fshehur në çantë

Po kalonte kamionin me 20 mijë euro në Kakavijë, vihet nën hetim sarandioti! Lekët i kishte fshehur në çantë

Foto ilustruese

Një 50 vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur duke kaluar me kamion me 20000 euro në Kakavijë. Bëhet fjalë për 50 vjeçarin me iniciale A. O., banues në Sarandë.

"Sekuestrohen 20 000 euro. Procedohet penalisht 50-vjeçari, poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip kamion që drejtohej nga shtetasi A. O., 50 vjeç, banues në Sarandë", njofton policia.

Eurot e padeklaruara, 50 vjeçarit iu gjetën të fshehura në çantën personale, pas kontrollit që iu ushtrua në kamion. Shuma e kapur iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe mbi të rëndojnë dy akuza, si "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën personale të shtetasit A. O., 20 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi A. O., për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Disa ditë më parë, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë goditën edhe dy raste te tjera të mosdeklarimit të të hollave në kufi", vijon policia.

Si rezultat i kontrolleve, Policia Kufitare, brenda pak ditësh, ka goditur tre raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ksenofon Qorri: 12/10/2020 12:34

    Nuk me pelqen pyetja..pse ai eshte nje grip dhe jo fushat elektorake dhe si i tille kerkon masa parandaluse midis shume dhe masken dhe kjo sbesoj se do sontazhe ..naryrisht sipas meje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion