Ditën e sotme është ndarë nga jeta Dileman Nela aktivist i PD-së në Kukës. Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Nela po merrte trajtim mjekësor në Turqi, pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi. 

Kush ishte Dilaman Nela? Dilaman Nela lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit.  Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985.  Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shkencat e agronomisë.  Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.  

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial.  Ne vitin  2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.


Lajmi kryesor:

Sot 446 infektime dhe 15 viktima nga COVID! Humb jetën infermierja në Lushnje, 31-vjeçari në Vlorë dhe aktivisti i PD-së në Kukës