Një turist polak ka mbetur i vdekur teksa lahej në një pishinë në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se, 78-vjeçari me iniciale H.T ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten me iniciale Z.K 69-vjeçare kur papritur ka pësuar atak në zemër.
Ndonëse ndihma e parë i ka ardhur nga disa pushues që ishin në pishinë, 78-vjeçari nuk ka shpëtuar.
Policia e Vlorës në një deklaratë për mediat thotë se, ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1, në pishinën e hotelit ‘Mediteran” në pronësi të një 50-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë ëhstë dërguar për ekzaminime të mëtejshme në morgun e spitalit.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com