SHBA - Për cdo ditë tokës i gllabërohen 29 kilogramë dhe, 2.2 ton ujë dhe 4 litra naftë. Ky është një rezultat i nxjerrë në bazë të një studimi i cili u prezantua nga Julian Cribb një veteran i komunikimit shkencor, gjatë një konference të mbajtur në Akademinë e Shkencave në Canberra.

Në këtë studim është bërë e qartë që 7 miliardë njerëz për çdo ditë konsumojnë sasira gjigande duke bërë që toka të humbasë nga 75 në 100 miliardë ton nga shtresa e saj sipërfaqësore për çdo vit që kryesisht përfundon në det.

Por edhe për ujin në Tokë situata është kritike pasi më shumë se 4 mijë kilometra kub ujë konsumohet për çdo ditë nga sasia e ujit të ëmbël.

E njëjta situatë është edhe për sasitë e naftës në Tokë, madje edhe më kritike pasi kriza e naftës është shumë pranë.

Sipas autorit Australian konsumi i naftës po rritet me 8 deri në 20 herë më shumë se më parë.

(sç/shqiptarja.com)