'Po shërbente si kamarier'/ Greta Matohiti publikon videon në të njëjtën datë dhe orë me atentatin ndaj biznesmenit Dhima: I vëllai ndodhet në lokal

Gerta Matohiti, motra e Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, i pari i arrestuar si bashkëpunëtor kurse i dyti si autor në atentatin e dështuar ndaj Andon Dhimës, ka publikuar një video ku tregon se datën dhe orën kur është bërë atentati ndaj biznesmenit, i vëllai ka qenë në lokalin e saj, duke shërbyer si kamarier në një ditëlindje.

Atentati ka ndodhur në 15 tetor në orën 22:08 dhe sipas videos së publikuar nga  Gerta, po në të njëjtjën ditë, në orën 22: 06 ajo ka hedhur videon, ku shihet edhe vëllai i saj.

Ndërkaq në reagimin e saj në rrjete sociale ajo ka shkruar se akuzat ndaj vëllait dhe burrit të saj janë shpifje.

1603449072_page.jpg

VIDEO nga atentati dhe koha në videon e postuar nga Gerta Matohiti

"Per te gjithe ata qe e dine dhe se din.. Burri im dhe vellai im Grid Leno dhe Maringlen Matohiti jane te ARRESTUAR per atentatin e bere ndaj biznesmenit Dhimo. Policia ka deklariuar qe Leno dhe bashkpunori Matohiti kan qen ne vendgjarje dhe jane larguar te dy bashk ne drejtim te baneses. Po ca jane keto SHPIFJEEEEE.,ku e para tjetri ka qen ne pune 12 ore (M. Matohiti dhe tjetri I ftuar ne ditlindje... Po trajtohet ceshtja si kriminela me pages kur te dy jane te pafajshem dhe posht eshte dhe prova ku I'm vella eshte me pjata ne duar duke punuar per motren e tij prej 1 viti me pagen minimale thjesht duke me mbeshtetur dhe Grid Leno si kriminel qe eshte denuar ne gjermani 17 vjec dhe ka shlyer denimin dhe ka qen nje shtetas pa asnje njolle te gjith jeten e tij... Cfare jane keto SHPIFJEEEEE te shemtuar a qe pa u marr as urdhrin arrestit te dalin e te thon u kapen autoret pa prova... Ky seshte ligj, u kam besuar qe ka por sot jam e hidheruar te them qe jooo nuk ka dhe ti vi turp se po perdhosin emrin e dy familjeve te nderuara.. Dhe media Jon e dashur qe ben sehir dhe spranon asnje ta flas kete gje publikisht.. Nga se kan frike, nga e verteta? Kush do ta lexoj ju lutem ta shperndajn qe te kuptojn cfare police kemi ne.. Perpost dhunes verbale qe kam pesuar un dhe ajo fizike te burrit tim, lan edhe femije tim deri ne 12 te nates nuke kerkuar mamin", ka shkruar ajo.

VIDEO nga atentati i deshtuar ndaj Andon Dhimes


Lajmi kryesor:

Burg për autorët dhe bashkëpunëtorët e atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Dhima! Gerta Matohiti publikon videon: Vëllai im ka qenë me mua, kam dëshmitarë dhe për burrin


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë