Një nënë ka mbetur e tronditur nga ajo që ka zbuluar në fotografitë e ditëlindjes së vajzës së saj. Sally Watts shprehet për mediat lokale në Brynhyfryd se kishte parë një figurë të ngjashme me fëmijën, duke qëndruar pas saj në një fotografi të bërë nga vajza e saj Charlotte tre vjet më parë.
Siç shihet në foton e mëposhtme Sally po i jepte tortën vajzës së saj që sapo mbushi 10 vjeç dhe figura e mërzitur qëndron prapa saj. Nëna e pesë fëmijëve ka pohuar se mund të jetë një fantazëm që ka jetuar rreth 12 vite me ta në shtëpi.
“Fillimisht mendova se ishte djali im Ollie, por pastaj mund ta shihni atë të ulur në divan në foto. Nuk ka fjalë për fjalë asnjë shpjegim për të. Ne ishim duke u përpjekur për të kuptuar atë që kishte ndodhur, pa frikësuar fëmijët,"- u shpreh zonja Watts.