’Po shkojmë në një shoqëri anti-fëmijë’, sociologu ngre alarmin

I ftuar në ‘’ Rreze Dielli’’ sociologu Gëzim Tushi, ngriti disa problematika në lidhje me uljen e lindshmërisë, në familjet shqiptare. Sipas tij, po kthehet në një probematikë për shoqërinë shqiptare e cila ka filluar dekada më parë, porn ë vitet e fundit duket se po shkojmë në një shoqëri anti-fëmijë tha ai.

‘’ Sot ciftet kanë mundësi ta planifikojnë, ne sot kemi martesa me aq fëmijë sa dëshirojnë cifti, pra në mënyrë preçize. Pra nëse duan 1 bëjnë1, nëse duan 2 bëjnë 2, ka prej atyre që nuk duan fare  fëmijë dhe kjo nuk është normale natyrisht. Pra një nga arsyet është emancipimi I familjes, së dyti kanë dal disa ideale të tjera sot. në kushtet e sotme gruaja nuk është më ajo qënia rirpodhuese që vetëm lindte fëmijë, nuk është më ajo femra e dikurshme që ideali I saj ishte të ishte bashkëshorte e mirë, nënë për edukimin e fëmijëve, dhe këtu mbyllej rrethi I interesave kulturore të saj. Në këtë kontekst ajo ishte e detyruar që të sillte fëmijë sepse përgjegjsitë e tjera I mbante mburri. Sot kemi një tjetër femër që është një femër, e para që kërkon të administrojë veten, së dyti nuk ka qejf të jetë një qënie riprodhuese, së treti ka disa ideale të tjera sic është karriera , paraja suksesi, shkollimi dhe kjo bën që një pjesë e femrave të sotme të mos e kenë qejf praninë e shumë fëmijeve sepse së pari ka koste dhe mund të bëhet pengesë për ecurinë ‘’ u shpreh ndër të tjera ai, për faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen jo shumë të ri tashmë ën Shqipëri.

Shifrat ndër vite kanë treguar një rënie mjaft të madhe të lindshmërisë.

Sociologu Tushi: ‘’ Në vitin 60’ kishim 7 fëmijë për grua, dhe e kemi mbyllur në 89’ me 2.3 fëmijë për grua dhe tani kemi arritur në 1.3 fëmijë për grua. Shikoni nuk është pak nga 7 fëmijë imagjinoni një natalitet gati biologjik. Sot familjet shqiptare nuk e kanë lindjen e fëmijës një ideal të domosdoshëm, saqë duket sikur po vijmë në një shoqëri anti-fëmijë.  

Një tjetër problem mjaft alarmues për shoqërinë shqiptare duket se është dhe shumëfishimi i divorceve, që në muajt e fundit ka arritur një kulm të ri,duke u 5-fishuar. Faktorët që kanë ndikuar në këtë problematikë sipas sociologut Gëzim Tushi janë të shumta, por ndër kryesoret mbetet mënyra se si të rinjtë I shohin marrëdhëniet që krijojnë dhe mbi të gjitha koncepti që kanë krijuar ata për martesën.

‘’ Bashkëshortësia mund të prishet, martesa mund të prishet, divorci në një moment të caktuar kur martesa është e ndryshkur nuk lubrifikon është një martesë gri, sepse martesa nuk është thjesht dy veta që bashkohen dhe flejnë në hotel, jo është tjetër lloj, është një lidhje shpirtërore është një lidhje shumë delikate, e cila nëse prishet baza emocionale I humbet dhe fondamenti seksual domosdo kjo është që dy trupa të vdekur nuk mund të mbajnë një jetë të gjallë, dhe divorci në këtë rast është një shpëtim.  

Ndërsa thekson se ne kemi një numër shumë të lartë të divorceve ashtu sikurse kemi edhe një numër shumë të ulët të martesave.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja