‘Po ua q* robt, mos është noi shqiptar?’, përgjimi i djalit të Çervanaku me të fejuarën pas problemit me kokainën në Frakull të Fierit

‘Po ua q* robt, mos është noi shqiptar?’, përgjimi i djalit të Çervanaku me të fejuarën pas problemit me kokainën në Frakull të Fierit

Denilson dhe Viktor Çervanaku

Emisioni “Në shënjestër”  sjell këtë të mërkurë detaje nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Por ndërkohë që kujdesej që malli të dilte pleh organik, Viktor Çervanaku, nuk harronte t’i kujtonte djalit të tij, Denilsonit, që të bënte kujdes kur fliste në telefon.

Madje, në një nga bisedat, ai shpreh frikën e një përgjimi të mundshëm.

Bisedë e përgjuar më 15 Tetor 2022, mes Viktor Çervanakut dhe djali të tij Denilsonit. Të cilët rezultojnë se janë në pritje të një personi i cili sipas hetuesve do të bënte ekstraktimin e kokainës.

Por një rol kryesor në këtë trafik të lëndëve narkotike, siç del nga përgjimet, duket se ka edhe e fejuara e Denilson Çervanakut, djalit të Viktor Çervenakut.

Enxhi Ferhati, e cila rezulton se mbante kontakte nëpërmjet emaileve me organizatorët e ngarkesës. Komunikime të cilat ajo i kryente në gjuhën angleze.

Dhe që nisin që në momentin kur malli ndodhej në muajin korrik në portin e Tivarit. E cila në momentin që ngarkesa ndodhej në këtë port, u shpreh shqetësimin dërguesve të mallit nga Kolumbia, lidhur mbi problemet që u kanë dalë me dokumentacionin e shoqërimit të ngarkesës.

Ku sipas saj këto dokumente duhet të përsëriteshin nga e para, pasi nuk ishin të rregullta.

Pasi dokumentacioni shoqërues i ‘ngarkesës’ nuk ishte ashtu siç duhej, pasi ekzistonin dy prodhues të ndryshëm të origjinës së ‘plehut organik’. Përgjim, ku del në dukje edhe organizatori i ngarkesës, Nikolin Gjolena. Apo i njohur ndryshe si Niko ‘Lushnjari’.

Personi, që sipas hetuesve mban kontakte me personat e tjerë në Kolumbi. Që me shumë gjasë mund të jenë shqiptarë.

Përgjime 16 Gusht 2022

Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.

D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.

E.F: Si me i bo?

D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.

E. F: Kush me i bo?

D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.

E. F: A ti dha ai ashtu.

D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.

E. F: Ok, se flasim kur të vish.

D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.

E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.

D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.

Pasi rregulluan dokumentacionin dhe malli më në fund mbërriti në Shqipëri, në një komunikim tjetër, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi, tashmë shfaqen shumë të lumtur. Pasi më në fund në orën 10.00 në aeroport do të mbërrinte ‘Lushi’, Nikolin Gjolena.

Dhe me ardhjen e tij do fillonte puna për ekstraktimin e lëndës narkotike. Pavarësisht se deri në këtë moment, nuk kishin ardhur kimistët kolumbianë, që do të kryenin procesin.

Kush është djali i ish-kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua për laboratorin e kokainës:

Denilson Çervanaku, djali i ish kryetarit të Komunës së Frakullit që u arrestua bashkë me të fejuarën për përfshirje në laboratorin e kokainës ka qenë futbollist.

25-vjeçari ka qenë më së shumti pjesë e ekipit të Dinamos, Olimpikut. Karrierën në sport e ka nisur në vitin 2013 dhe e ka mbyllur në vitin 2017 ndërsa gjatë këtyre viteve ka shënuar vetëm 2 gola.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Trafiku i kokainës në thasët me pleh në Frakull të Fierit, cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi?

1669841845_1669460215Screenshot11.jpg

Emisioni “Në shënjestër” sjell detaje nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Këto janë vetëm një pjesë e përgjimeve që vërtetojnë trafikun më të fundit të 430 kg kokainë në drejtim të Shqipërisë. Ku deri më SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona.

Ku siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Si edhe: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxori edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte.

Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi.

Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

I cili, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi.  Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi.

Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi.

Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.

Ora 21:12
Djali i jep ‘këshilla’ Çervanakut, frikë se do i marrin fitimin nga kokaina: Nëse janë 300 kg aty, janë 7- 8 mln euro

1669313939_Screenshot1.jpg

Në emisionin ‘Në Shënjestër’ kanë dalë përherë të parë përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal i laboratorit të kokainë në Frakull të Fierit. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Një nga përgjimet më interesante është ai kur Denilsoni në komunikim me babain e tij, Viktor Çervanaku, përmend emrin e Klajdit, që sipas hetimeve rezulton të jetë Klajdi Vrioni, apo Kodra. Një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ku Denilsoni dëgjohet në përgjim teksa i thotë babait të tij, për konfliktin që kanë me disa persona dhe përdorimin e armëve në rast se situata acarohet.

Përgjim 9 Tetor 2022
Denilson Çervanaku, komunikon në makinë me babain e tij, Viktor Çervanaku.
D. Ç: Ulu në kafe ti me atë dhe prit të vi Klajdi aty.
V. Ç: Po
D. Ç: . Ulu ti me atë në kafe, të vi Klajdi aty si është puna, kshu kshu kshu armën në kokë atij. Se të jesh ti i pari, se po bëri denocimin ky s’na merr përsipër.
D. Ç: Po leje pra të boj denoncimin.
V. Ç: Me ushtri jom e kshu, me 10 çuna.

Shtetasit zbresin nga mjeti. Është ky momenti kur në lojë futet edhe një person me emrin Diego. Që duket të jetë shtetas i huaj. Ku gjatë bisedës që Denilsoni bën me të fejuarën e tij, përmendet edhe përdorimi i armëve.

Bisedë e cila bëhet pasi malli ndodhet në fshatin Frakull e Madhe në Fier. Ku Denilsoni dhe e fejuara e tij shprehin frikën edhe të një burgosje të mundshme.

Përgjim 12 Tetor 2022
Denilsoni bisedon në makinë me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
D. Ç: Se di fare çar është duke bë.
E. F: Pse çar ka ai!

D. Ç: Se di fare se çar është duke bē, as kënej as anej…. se është tjetri në mes…zezaku
E. F: Oooo pse ai po e kontrakton ate për kët punë???
D. Ç: Nikun e kam vëlla! Diego e ka shpinë në Fark… kallash në makinë o vlla armën në brez, kallashin në makinë….po kështu janë këto punë, o vet donte kështu…
E. F: Unë thash se këto ranë dakort!
D. Ç: Të shofim çar do bohet.
E. F:…..Është minimumi, jo mos e do të japi vetë ai edhe më shumë.
D. Ç: Në qoftëse janë treqind kile aty, që janë 7- 8 milion euro, gjys për gjys me zezakun, une 3.5,4

Pra siç shikohet edhe nga komunikimet midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, duket se midis palëve ka një konflikt për ndarjen e fitimeve. Ku në mes është futur edhe një kolumbian me emrin Diego, i cili mesa duket po merr pjesën më të madhe të trofeut. Ndërkohë që në bisedë dy të fejuarit, bëjnë plane se çfarë do bëjnë me paratë pasi ti marrin. Një tjetër bisedë e përgjuar është ajo mes Denilsonit dhe Nikolin Gjolenës. Ku gjatë këtij komunikimi që zhvillohet në makinë, ‘Lushnjari’ numëron një sasi parash që ia jep Denilsonit.

Përgjim 15 Tetor 2022
Nikolin Gjolena komunikim me Denilson Cervanakun
N. Gj: Domethën ti nuk behesh për nesër në mëngjes e…? Mundohu njëher, po qe se nuk bëhesh.
D. Ç: Po dhe bëhem une, po të çova mesazh vet, bëhem, po nuk të çova mesazh.

Ora 20:20
‘Ça thua ore? I madh je!’ Zbardhen përgjimet e zyrtarit të PS me agjentin doganor, Çervanaku: Ka sjell çuni një maune me pleh, e do ta shesë për ullinj

1669835581_1669314006page.jpg

Emisioni “Në shënjestër” sjell përgjimet nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Për të kuptuar se si Viktor Çervanaku dhe rrjeti i tij, mori kurajon të transportonte dhe pastronte kokainën duke krijuar një laborator kokaine në Shqipëri, është me interes të ndjekim disa nga momentet kyçe të komunikimeve mes të dyshuarve si anëtarë të grupit?

Ajo çfarë vihet re përgjatë gjithë bisedave midis tyre, është shqetësimi i dukshëm për ngarkesën. Ku personi kryesor në këtë trafik dhe në këto biseda rezulton të jetë Viktor Çervanaku. Dikur një ish-efektiv i RENEA-s.

Që në vitet 1998-1999, kishte shërbyer si shofer i drejtorit të Policisë së Vlorës.

Por që gjatë kësaj kohe thuhet se ishte marrë edhe me trafikun e klandestinëve dhe të lëndëve narkotike.

Ves të cilin mesa duket e ushtronte edhe në ditët e sotme pavarësisht se mbante poste zyrtare. Ku së fundmi thuhet se ishte drejtor i Burimeve Njerëzore në OST.

Çervanaku, që si ish-efektiv policie, duket se kishte ruajtur më së miri lidhjet e tij në polici. Lidhje të cilat dalin edhe në përgjime, teksa ai flet vazhdimisht me efektivë në detyrë të policisë së Shtetit por edhe agjentë të doganës. Të cilët do t’i mundësonin atij kalimin pa probleme të mallit, në këtë rast kokainës të fshehur në pleh.

Një prej përgjimeve është edhe ai midis Viktor Çervanakut dhe një efektivi policie në kohën kur malli ndodhej ende në portin malazez të Tivarit. Ku Çervanaku, kujdeset që efektivi i policisë, të mbyllte problemet që Nikolin Gjolena kishte me ligjin.

Gjolena, i njohur ndryshe me nofkën ‘Lushnjari’ apo ‘Lushi’ që siç do të shikoni më poshtë, rezulton të jetë porositësi kryesor i mallit dhe njeriu që mbante lidhjet me kolumbianët dhe bosët shqiptarë të drogës që ndodheshin atje.

Në përgjimin e datës 10 Gusht 2022, Viktor Çervanaku i dërgon mesazhe një efektivi policie ku ndër të tjera e pyet: O shok a fole më atë, që t’ja bëjmë nderin deri në fund?

Duke nënkuptuar nderin që do t’i bënte Gjolenës.

Po atë mbrëmje, Viktori i shkruan sërish në darkë punonjësit të policisë dhe ai i përgjigjet: Do flas nesër, çfarë ka bërë.

Por ndërsa Viktor Çervanaku kujdesohet që personi i rëndësishëm për ngarkesën, Gjolena, të mos ketë probleme me policinë me të ardhur në Shqipëri, paralelisht ai merr masat që ngarkesa të dalë pleh organik.

Për këtë arsye ai kapet në përgjim teksa flet me një agjent doganor. Me qëllim që analizat të dalin ashtu siç duhet dhe të plotësohet njëkohësisht dokumentacioni përkatës

Përgjime 22 Shtator 2022

Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor

V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.

Agjenti Doganor: Kujt plehu?

V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.

Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?

V.Ç : E, do i bëjmë analizën

Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!

V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,

Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.

V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.

Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mami: 30/11/2022 23:10

    Po Pse mo Bir, ShQiptar ishte dhe Babai jot, dhe Brigadieri se ishte i mire ne Mua, plus nje komshi, djal i ri. Cte bente Mami, ne Afrik nuk isha te kisha dhe nje Karçamurr te zi iuiuiu ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit

21 janari/ Lleshaj në Kontrast: SPAK të mos hetojë ‘ushtarin’ por atë që dha urdhrin! Vangjeli: Këtë javë do ketë surpriza për Mediun nga çështja e Gërdecit