SERBI- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar sot nga autoritetet serbe në Merdare kur po kalonte kufirin për të shkuar më pas drejt Italisë.
Lajmin e bëri me dije avokati Xhevdet Smakiqi i cili nëpërmjet një shkrimi në facebook, shprehet se është autorizuar nga familja Dakaj për të mbrojtur të drejtat ligjore të ish-ushtarit të UÇK-së.
Ai konfirmoi se sipas informatave të para atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.
“Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madhë pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq”, shkruan ai.